Nën presionin e opozitës së brendshme partiake liderja e socialistëve Kornelija Ninova dha dorëheqje para Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP). Ajo kërkoi thirrjen e një kongresi të shpejtë, i cili të miratojë ndryshime në Rregulloren e BSP-së dhe procedurën për zgjedhje të drejtpërdrejtë të liderit të ri të partisë. Pa dyshim duhet ndryshim. Si të garantojmë se nuk do të pësojmë humbje edhe në zgjedhjet e ardhshme në mënyrën në të cilën e humbëm këtë votë, bëri pyetje Anton Kutev. Pas humbjes në zgjedhjet evropiane Atanas Merxhanov kërkoi përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e tërë udhëheqjes së BSP-së. Kryetari i BSP-së në Plovdin Georgi Gergov gjithashtu nguli këmbë për dorëheqjen e tërë udhëheqjes.
Në moshën 91-vjeçare vdiq fizikani Akad. Ivan Todorov, njoftoi qendra e shtypit e Akademisë Bullgare të Shkencave. Todorov është një shkencëtar me arritje të jashtëzakonshme dhe njohje mbarëbotërore në fushën e fizikës teorike moderne - teoria e..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe negociatat e ardhshme për Ukrainën. "Ky është një takim joformal. Ky nuk është një takim evropian...
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12 mars 2025 nga mbi 4500 juri në 47 vende. Barcelona ishte mbajtëse e titullit në 2023/24, dhe Vjena..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet..