Sot ia thamë lamtumirën e fundit mësuesit të parë të jogës në Bullgari – Vencesllav Evtimov. Profesioni i tij është inxhinier elektrik, por në moshën 33 vjeç për shkak të problemeve të shumta shëndetësore, ai filloi të praktikojë jogë. “Joga më dha diçka që më mungonte - shëndet”, pohon më vonë Evtimovi. Klasat e tij të jogës tërheqin shumë njerëz që nga viti 1966. Në vitin 1978 Evtimovi është ndër njerëzit për shkak të të cilëve është themeluar seksioni “Joga” pranë Bashkimit Bullgar të Kulturës Fizike dhe Sportit. Në vitin 1981 është botuar libri i tij, në të cilin janë shpjeguar të gjitha aspektet e sistemit Hatha Yoga. Me të ai zbulon sekretet e filozofisë dhe teknikave të jogës për mijëra bullgarë, të cilët deri më sot praktikojnë jogë.
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..