Përfaqësuesit e partisë në pushtet GERB komentuan pas shpalljes së prognozave të para për zgjedhjet evropiane në Bullgari se ato ripohojnë besimin e madh ndaj GERB-it. Partia Socialiste Bullgare (BSP) refuzoi të komentojë rezultatet para se të përfundojë numërimi paralel. Përfaqësues të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) deklaruan se në lexim të parë rezultat e Lëvizjes janë të kënaqshme, sepse ajo rikthen pozitën e vet të forcës së tretë politike në vend dhe sepse rezultati i saj e tejkalon atë të të gjitha formacioneve nacionaliste. Angell Xhambazki, i cili është në krye të listës së VMRO-BND-së (Lëvizja Kombëtare Bullgare) theksoi se paraqitja e suksesshme ia jep VMRO-së vetëdijen e forcës politike, e cila përfaqëson nacionalizmin dhe atdhetarinë në Bullgari. Radan Kënev, i cili është në krye të listës së Bullgarisë Demokratike, theksoi se rezultatet e formacionit të tij tejkalojnë ato të pritura dhe ripohojnë se Bullgaria Demokratike është alternativa reale e statukuos së GERB-it, BSP-së dhe DPS-së.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..