Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i Patrikut bullgar Neofit me Ambasadoren Donika Hoxha

Foto: Ambasada shqiptare në Sofje

Të enjten në Sofje u zhvillua takimi i Patrikut të shenjtë të Bullgarisë Neofit me Shkëlqesinë e saj Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Bullgari Donika Hoxha. Ajo falënderoi për nderin e madh dhe vëmendjen e treguar nga ana e kreut të Kishës Ortodokse Bullgare dhe nënvizoi se Bullgaria dhe Shqipëria janë vende me të kaluarën e afërt dhe me histori të përbashkët. “Kisha Shqiptare është me e re sesa e jotja - Kisha Bullgare është ndër më të vjetrat në Evropë, me shumë tradita në përhapjen e së mirës ndër njerëzit” – tha Ambasadorja Hoxha, duke shtuar se 26% prej popullsisë së shtetit të saj janë pjesë e bashkësisë ortodokse shqiptare dhe kishat ortodokse në Shqipëri tashmë janë më shumë se 1 mijë.

“Duhet të jetojmë në paqe dhe mirëkuptim. Shpresojmë se Gadishulli Ballkanik do të jetë një vend i paqes dhe i sukseseve në zhvillimin e tij të ardhshëm”, tha Tërëshenjtëria e tij Patriku Neofit. Ambasadorja Hoxha tha gjithashtu se Bullgaria është një nga përkrahësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugëtimin e shtetit të saj ndaj anëtarësisë në Bashkimin Evropian – gjë e cila akoma më shumë i forcon lidhjet ndërmjet të dyja shteteve. Ajo shtoi gjithashtu se Ambasada e Republikës së Shqipërisë është e hapur për të gjitha nismat dhe veprimtaritë, me të cilat Kisha Ortodokse Bullgare do të dëshironte të bashkëpunonte me qeverinë e Shqipërisë në përkrahje të minoritetit bullgar në vend. Takimi përfundoi me urime për suksese të ardhshme në bashkëpunim dhe për iniciative të reja të dobishme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kanë kërcënuar me protesta nëse pagat nuk rriten me 10%

Për rritje pagash prej të paktën 10% në të gjitha fushat buxhetore dhe rritje më të ndjeshme të të ardhurave në arsim, shëndetësi dhe Ministrinë e Brendshme në vitin 2025 këmbëngul Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB). Në Burgas, lideri i sindikatës..

botuar më 24-11-19 5.31.MD
Një kuadro e rrëmbimit të anijes “Galaxy Leader”

Në Varna, u lutën për lirimin e dy marinarëve bullgarë të rrëmbyer nga hutët

Sot bëhet një vit nga rrëmbimi nga hutët në Detin e Kuq të dy marinarëve bullgarë si pjesë e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”. Me këtë rast në tempullin e marinarëve “Shën Nikolla Mrekullibërës” në kryeqytetin tonë detar Varna (Bullgaria Verilindore) u..

botuar më 24-11-19 2.14.MD
Ministri Tahov

Bullgaria kërkon masa mbrojtëse kundër importit të mjaltit ukrainas

Gjatë mbledhjes së Këshillit të BE-së për Bujqësi dhe Peshkim në Bruksel, Ministri në detyrë i bujqësisë dhe ushqimit, Dr. Georgi Tahov, kërkoi masa mbrojtëse kundër importit të mjaltit me origjinë ukrainase në Bullgari. Rumania ka mbështetur thirrjen e..

botuar më 24-11-19 11.17.PD