Sot filluan zgjedhjet për deputetë evropianë në Holandë dhe në Britaninë e Madhe, nesër ato do të vazhdojnë në Irlandë dhe në Çeki, më 25 maj janë në Letoni dhe Sllovaki, kurse në Bullgari dhe në vendet e tjera të BE-së do të jenë dietën e diel – më 26 maj.
Sondazhi më i ri i agjencisë “Trend” ripohon se erozioni në përkrahjen për GERB-in (31.5%) ka ndaluar dhe partia në pushtet është pak përpara Partisë Socialiste Bullgare (BSP) (30.4 për qind). Mirëpo, sociologët e agjencisë janë të mendimit se është më korrekte të flitet për paritet praktik, sepse përparësia është më tepër psikologjike dhe rezultatet përfundimtare do të varen kryesisht nga aktiviteti zgjedhor. Në vend të tretë do të jetë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) me përkrahje prej 12.8 për qind, ndërsa VMRO – BND (Lëvizja Bullgare Kombëtare) është pothuajse në pragun e hyrjes në Parlamentin Evropian (5.88 për qind).
Më të ndryshme janë rezultatet e studimit të “Alpha Research”, sipas të cilit GERB është përpara BSP-së me afro 5 për qind (26.6 për qind). Mirëpo edhe sipas kësaj agjencie në vend të tretë është DPS (13.9 për qind), ndërsa në vend të katërt është VMRO-BND (6 për qind).
Në deklaratat e fundit në fushatën paraelektorale të BSP-së bën përshtypje ankesa se pak para zgjedhjeve partia është objekt presioni policor, administrativ dhe ekonomik.
Tani për tani nuk ka përgjigje nga ana e partisë në pushtet GERB kundrejt këtij ankimi dhe kritika e saj ndaj oponentit kryesor – BSP, është se ideja e socialistëve për pagë unike minimale evropiane është popullizëm.
Lideri i DPS-së Mustafa Karadajë u bëri thirrje përkrahësve të Lëvizjes për të deklaruar me votën e tyre më 26 maj “ndërrimin e pushtetit nacionalist” dhe kështu ta ndihmojnë Evropën në përpjekjet e saj për ndërprerjen e ksenofobisë, urrejtjes, ndarjes dhe kundërvënies.
Sot në mbrëmje VMRO-BND e mbaron zyrtarisht fushatën e vet paraelektorale me një koncert në qytetin Elin Pelin afër Sofjes.
Avokatja e Popullit Maja Manollova kërkoi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u siguruar numërim manual i fletëvotimeve të votimit me makina, që të garantohet sigurimi i tij dhe të mos ketë dyshime se zgjedhjet janë manipuluar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..