Në ofertën për zgjedhjen e investitorit strategjik për Centralin Elektrik Atomik Berene, të botuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian, shteti bullgar vë disa kushte të detyrueshme. Në vend të parë – se Kompania Energjetike Kombëtare, e cila merr pjesë në shoqëri me kontribut jomonetar me ofrimin e sheshit të ndërtuar për centralin e ri dhe të reaktorëve, do të ketë të drejtën e bllokimit të procedurave gjatë ndërtimit dhe pastaj gjatë eksploatimit të centralit. Në ofertë është shkruar se nuk do të ketë kontrata paraprake detyruese për blerjen e korrentit nga ana e shtetit apo mekanizma të tjerë jo tregtarë për garantimin e investimeve. Kushti tjetër është se afati maksimal për ndërtimin e centralit do të jetë 10 vjet, kurse çmimi maksimal – 10 mlrd. euro. Kërkohen dhe mundësi për pjesëmarrjen e firmave vendase si nënkontraktorë në zbatimin e projektit.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..