Një libër për fëmijë, i cili përveç elementeve të detyrueshme – të ketë një histori magjepsëse dhe të zgjojë tek fëmijët një interes drejt leximit, përmban dhe fara për t’u mbjellë. Pas kësaj ideje qëndron një ekip prej autorëve bullgarë.
Jo vetëm tregimi, por çdo një detal nga leximi është në përshtatje me vlerat ekologjike, thotë Darina Dimitrova:
“Ato janë të përfshira në të - që nga prodhimi dhe specifikat teknike deri tek historia e autorit, e cila është e përpunuar prej psikologëve, thotë iniciatori i projektit.Në punimine librit nuk janë përfshirë idetë e biznesit për fitim. Qëllimi ynë është që të mund të kuptohet ideja e librit nga fëmijët dhe nga të moshuarit, të cilët e lexojnë bashkërisht. Materialet e përdorura për punimin e tij janë të përshtatura me natyrën dhe mjedisin. Pjesa prej letre si dhe kopertina janë të bëra prej një letre 100% të ricikluar, e cila nuk është e zbardhur me kimikate. Fleta e sipërme e kopertinës së librit është e degradueshme natyrale, kurse boja e shkrimit është ushqyese. Boja e shkrimit mbi elementet, të cilat mbillen, është ekologjike dhe nuk e dëmton tokën. Kurse ngjitësja është prej sheqeri, mielli dhe uji.
Në libër është përdorur shkrim i posaçëm për njerëzit me disleksi. Në faqet e tij ka farëra të certifikuara - të zgjedhura posaçërisht dhe të seleksionuara, të luleve, frutave, perimeve dhe të llojevenë saksi të cilat mund të hahen. Ato garantojnë 98% mbirje dhe janë me një formë të vogël, kështu që të mund të integrohen në letër, por dhe të jenë “në hap” me durimin e fëmijëve - janë zgjedhur bimët që rriten dhe mbijnë shpejt, në mënyrë që të mund t’i angazhojnë fëmijët jo vetëm me mbjelljen, por dhe me rezultatin përfundimtar.”
Tregimi në romanin e fëmijëve prek tema, të cilat janë aktuale sa për fëmijët , kaq dhe për të moshuarit, por pa qëllim të japë mësime, saktëson Darina Dimitrova:
“Historia është për vajzën Bobo Bermundo dhe shokët e saj dhe sesi ata në mënyrë fare të natyrshme, në mënyrë krejtësisht fëmijërore, formojnë bandën “Reparti PiPeR”. Pas shkrimit të shkurtuar “PiPeR” qëndrojnë fjalët bullgare për aventura, sfida dhe vendime. Me shumë humor janë të përfshira temat për humbjen e kujtimit se cili qesh unë përpara dhe se kush jam tani unë, si dhe për shqetësimin fëmijëror, frikët, ndjeshmërinë, mirëkuptimin dhe kuptohet - për mjedisin rrethues. Qëllimi ynë asnjëherë nuk ka qenë të kthehemi në mentor, të tregojmë me gisht dhe të themi se çfarë duhet të jenë prindërit, ose fëmijët. Por më tepër me një ndjenjë humori të tregojmë midis të tjerave sesa të rëndësishme janë durimi dhe veprimet personale, si me ndihmën e tyre rastis një ndryshim pozitiv, se njeriu është ipërgjegjshëm për jetën e vet dhe për mjedisin përreth”.
Darina Dimitrova thotë se reaksioni, të cilin e merr ekipi është më e rëndësishmja për ta, si dhe se ka dëshirë, ide dhe një energji krijuese për projekte të reja:
“Kemi marrë njoftime me falënderime dhe me pyetje suplementare për librin. Kjo na sjell një kënaqësi të madhe dhe shton kuptim ndaj punës sonë. Qëllimet tona që këtu e tutje nuk janë të lidhura me botimin e një vargu prej librash. Ne duam të bëjmë materiale për lexim. Duam të punojmë nga ndonjë gjë dhe për të moshuarit si dhe për adoleshentët. Nuk është e detyrueshme që kjo të jetë nën formën e një libri. Por, akoma jemi në etapë “akumulim iidesë” dhe nuk mundim ta prezantojmë plotësisht.”
Ekipi nuk e ka patentuar produktin e vet me dëshirën që shembulli i tyre të mund të ndiqet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..