Fushatë e re paraelektroale në Stamboll
Ditën e mërkurë në Stamboll fillon fushata paraelektroale e Ekrem Imamoglu për kryetar të bashkisë së Stambollit. Kandidati i Partisë Popullore Republikane në opozitë do të garojë për të fituar përsëri zgjedhjet për kryetar të megapolisit afër Bosforit. Në kontrast të stilit të PresidentitRecep Erdoğan, Imamogu ka ngritur moton “Gjithçka do të jetë shumë e bukur”. Një moto e tillë nuk mund të kritikohet, megjithëse të gjithë e kuptojnë nëntekstin, kur dhe si do të arrihet “e bukura”. Që të tërheqë elektoratin kurd afër Bosforit administrata e Erdoganit për herë të parë që prej 8 vitesh u lejoi avokatëve të liderit të Partisë së Punëtorëve të KurdistanitAbdullah Öcalanpër ta vizituar atë në ishullinİmralı. Në përgjigje të kësaj mesazhi lideri i kurdëve, i cili është duke vuajtur dënimin e tij me burg përjetë, ishte: “Problemet në rajon dhe në Turqi duhet të zgjidhen jo me anë të luftës, ose nëpërmjet dhunës fizike, por përmes forcës së butë, domethënë nëpërmjet mendjes, politikës dhe fuqisë kulturore”.
Zgjedhje të vështira për socialdemokratët në pushtet në Rumani
Partia Socialdemokrate e Rumanisë nuk do të zhvillojë mitingun e planifikuar. Ngjarja duhej të mblidhte 100 000 veta në Bukuresht më 22 maj, që të ripohojë se partia e Liviu Dragnea mund të nxjerrë në rrugë më shumë njerëz sesa forca kryesore në opozitë – Partia Nacional-Liberale. Mirëpo, Dragnea u bojkotua nga kryetarët e bashkive prej partisë së tij, të cilët thanë se nuk mund të çojnë në kryeqytet mbi 3000 autobusët e kërkuar me demonstrues. Sipas mediave rumune ky është një sinjal se tashmë edhe në Partinë Socialdemokrate mendojnë seriozisht nëse të mos e heqin Dragnea nga drejtoria e partisë për shkak të lidhjes së tij me skandale për korrupsion.
Ndarja e furnizimeve të gazit e vështirëson zgjidhjen e çështjes së Qipros
Po vazhdon të rritet tensioni rreth debateve mes Ankarasë dhe Nikozisë për përpunimin e shtresave të gazit në ishullin e ndarë të Qipros. Grekët qipriotë kërkuan përkrahje nga SHBA-ja dhe BE-ja dhe e morën. Ministria turke e Punëve të Jashtme u dorëzoi diplomatëve të huaj një hartë me pretendimet e Ankarasë për një zonë të jashtëzakonshme ekonomike në Mesdheun Lindor, pretendime të cilat u përkasin zonave të shpallura nga Qiproja dhe Greqia dhe të panjohura nga Turqia. Mediat në Athinë spekuluan se po zhvillohen bisedime të fshehta mes Kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe Presidentit turkRecep Erdoğan, ku pala greke është e prirë për të rënë dakord që Turqia të marrë pjesën e vet nga projektet energjetike në regjion kundrejt angazhimit nga ana e Turqisë për të tërhequr ushtarakët e vet nga ishulli dhe ata të zëvendësohen me një kontingjent të BE-së.
Serbia mbaroi autostradën e vet në drejtim të korridorit Nr. 10
Serbia mbaroi segmentin e fundit të autostradës, e cila e lidh Evropën Perëndimore dhe Greqinë. Pas përfundimit të ndërtimit që vazhdoi disa vite, u përballua një distancë e ngushtuar prej 60 kilometrash e Grdelička klisura. Fqinji ynë perëndimor mori një përparësi të përkohhsme në garën për tërheqjen e trafikut prej automjeteve të rënda nga Selaniku drejt Evropës Qendrore. Bullgaria ende ka akoma punë në Kresnensko Defile (Gryka malore e Kresnës) dhe në ndërtimin e rrugës nga Botevgradi deri në urën tek Vidini.
Maqedonia e Veriut e përkrahu maratonasin bullgar Krasi Georgiev
Ministri i Financave i Maqedonisë së Veriut Dragan Tevdovski, kryetari i bahskisë së Shkupit Petre Shilegov dhe vrapues nga federata vendase e atletikës e përkrahën maratonasin bullgar Krasimir Georgiev, i cili kaloi përmes Shkupit. Georgiev ka qëllim të vrapojë në tërë trasenë e korridorit evropian të transportit Nr. 8, që të dërgojë nëpërmjet sportit një mesazh për ndërlidhjen e ekonomive dhe qytetarëve të tri shteteve ballkanike. Traseja prej mbi 1000 kilometrash e bullgarit përfshin 20 qytete në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri dhe e lidh Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Maqedonisë së Veriut. Maratona “Ndërlidhje“ zhvillohet nën egjidën e tre liderëve regjionalë – kryeministrat e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, dhe duhet të përfundojë më 23 maj në Durrës, ku do të takohen Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..