Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vrapuesi Krasimir Georgiev me një sfidë të re

Sfida më e re e maratonistit Krasimir Georgiev është që të lidhë Bullgarinë, Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë me një maratonë nëpër Korridorin numër 8. Kjo ngjarje sportive,  e para për nga lloji i vet, e organizuar me ide të eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, fillon më 7 maj. Në vazhdim të 13 ditëve, Krasi do të vrapojë  nga 80 deri më 100 kilometra në ditë, që të mund të evitojë distancën prej 1200 kilometrash nga Deti i Zi deri në Detin Adriatik. Projekti me moton “Lidhje” është nën egjidën  e 3 kryeministrave – Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama. Me këtë nismë Krasi do që të tërheqë vëmendjen e qeverive të tri vendeve, që të mund të realizojnë me përpjekje të përbashkëta projektin e infrastrukturës, i cili do t’i sjellë prioritete të shumta Ballkanit Perëndimor dhe do t’i përmirësojnë marrëdhëniet me fqinjët tanë.

Krasimir Georgiev shpreson të tërheqë shumë entuziastë në nismën e vet të radhës. E përcakton veten si një aventurist, i cili interesohet për jetën dhe botën dhe kërkon të gjejë sfida të reja. Dëshira e tij është që njerëzit, të cilët janë mbyllur në botën e vet të vogël, të dalin nga zona e tyre e komfortit dhe të bëjnë gjëra, të cilat t’i gëzojnë, sepse kjo na mban të gjallë”.

Çdo gjë filloi gjatë vitit 1996, kur Krasi u nis për të vazhduar të studiojë në Londër. Që të mund të mbahet, ai punonte si vullnetar në një organizatë, e cila merrej me viktima të dhunës, ku mbeti dhe pas diplomimit të vet si psikolog. Rastësia e takoi me një kuzhinier profesional francez, në kuzhinën e të cilit punonte 10 vjet. Kur ishte në moshën 30 vjeçe Krasi vendosi që të ndryshojë jetën e vet të përmbushur me vese të këqija - alkool, cigare, narkotikë”. Filloi të vrapojë për shëndet, lëri pas shpine çdo gjë të dëmshme dhe për 3 muaj u dobësua me 25 kilogramë. Puna në restorant, nga 15-17 orë në ditë e pengonte që të vraponte dhe ai iku.

Sot ushqimi është një hobi për të dhe kur ka kohë merret me gatim me kënaqësi të madhe.

Kërkoja mënyra që të punoja në distancë – kujtohet ai. Fillova me një dietologji sportive. Formoja plane stërvitëse dhe meny për ngrënie të skuadrave dhe të klientëve privat online. Kështu kisha më shumë kohë për vrapimin, i cili nuk është vetëm një hobi, por mënyrë jetese.”

Ka marrë pjesë në 60 maratona klasike dhe 40 ultra, pavarësisht se kur filloi të vrapojë për herë të parë, nuk rezistonte më shumë se 2 minuta. Mban mend maratonën e parë në Skoci, kur nga një njeri 100 kilogramësh u kthyenjë njeri, i cili mund të vrapojë 40 kilometra”. Krasi është bullgari i parë i cili ka përfunduar me sukses ultra-maratonën e vështirë 216 kilometra, të quajtur Everesti për vrapuesit”, “(Badwater)” në Luginën e Vdekjes.

Ka marrë pjesë dhe në Maratonën në rërën e Saharës. Thotë se këto janë disa nga garat më të rënda në tokë. Pasi kalon me sukses 250 kilometra në Shkretëtirën e Marokut në 55 gradë, gjendet pas Rrethit Polar Arktik. Aty gjatë një temperature minus 55 gradë kalon trasenë e garës në pjesën veriore të Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës, ku duhet të tregojë se mund t’i përballojë vetë sfidat.

Për të kjo është maratona, e cila është më afër vdekjes. Pavarësisht se e ndjek një pajisje sinjalizuese dhe në çdo një moment mund të shkelë butonin e SOS-it, varet nga moti nëse do të marrë ndihmë me kohë. Aty njeriu e kupton se i jemi të nënshtruar natyrës dhe se duhet të përkulemi përpara saj”, përfundon Krasi. Në këtë bindet dhe derisa jeton tek vrapuesit më të mirë në botë-fisi massai në Tanzani.


“Dua që me anë të kësaj që po bëj të frymëzoj dhe të ndihmoj” Me këtë ide Krasimir Georgiev organizon vrapime bamirëse tek ne për grumbullimin e mjeteve  për fëmijët, të cilët kanë kapërcyer sëmundjet e onkologjisë dhe të hematologjisë. Qëllimi është që ata të ndihmohen  për të marrë pjesë në olimpiadat e specializuara në Moskë “Lojëra për Fitimtarët”, ku kanë fituar medalje. Cila është ajo që e motivon Krasimirin?


Nga pikëpamja psikologjike kjo është njohja e vetvetes interesi im të kuptoj se çfarë ndodh në kokën e njerëzve si dhe në kokën time. Besoj se së pari duhet ta mbushësh gotën tënde, që t’i derdhësh dikujt. Që aty vjen dhe frymëzimi bëj atë, e cila më pëlqen, që të shikoj se deri ku mund të arrij. Por, që të mund të ndihmoj, të ndryshoj jetën e ndonjërit, ta motivoj, duhet të di se çfarë bëhet, çfarë ndodh me mua.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal dhe dnevnik.bg

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна