Në kuadrin e vizitës së tij dyditore në Bullgari Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë Heiko Maas u takua dje në mbrëmje me Kryeministrin Bojko Borisov. Të dy shqyrtuan tema aktuale me karakter dypalësh dhe çështje të rendit të ditës të Bashkimit Evropian. U shënua se të dyja shtetet mbeten partnerë strategjikë në fushën e tregtisë dhe të investimeve. Për vitin 2018 këmbimi i mallrave mes vendeve është 8,153 mlrd euro, që është me 11.8 % më shumë në krahasim me 2017-ën. Investimet e Gjermanisë te ne gjatë vitit 2018 janë me përmasë 153,7 mln euro. Sot pritet një takim i Maas me Presidentin Rumen Radev, si dhe një tjetër me Zëvendëskryeministren dhe Ministre të Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, me ftesë të së cilës po zhvillohet vizita.
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe mirëqenie. Këtë e shkroi presidenti Rumen Radev në Facebook. “Të ruajmë një pjesë të ngrohtësisë së..
Intensiv është qarkullimi në pikat kufitare me Rumaninë dhe Turqinë, njofton “Policia Kufitare”. Trafiku me Rumaninë është intensiv në “Kardam” në dalje për kamionë. Për shkak të riparimeve të mëdha në seksionin bullgar të urës së Danubit afër Ruses,..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...