Alpinisti bullgar Ivan Tomov, i cili dje u bë bullgari i tretë, që u ngjit në majën Lhotse dhe i dyti, që e realizoi këtë ngjitje pa maskë oksigjeni, ka vdekur në Himalajë, bëri të ditur firma-organizatore e ekspeditës. Para disa ditësh uragane të fuqishme asgjësuan çadrën e Ivan Tomovit dhe ai duhej të huazonte pajisje. Para Radios Kombëtare Bullgare alpinisti tregoi se nuk ka arritur ta mjekojë kollën që e kishte kapur, por megjithatë do të bëjë provë.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..