Gabrovoja – qyteti, i njohur në tërë botën për humorin folklorik dhe traditat e veta, sot është mikpritës i një karnavali të jashtëzakonshëm.
Sipas traditës ngjarja fillon me prerjen e bishtit të mbretëreshës së karnavalit – macja butafore e Gabrovos, e gjatë 6 metra. Parada e karnavalit me mijëra pjesëmarrës kalon përmes pjesës qendrore të qytetit me në krye kryetarin e bashkisë së qytetit dhe macen e Gabrovos me bishtin e prerë. Përgatitja e festivalit fillon çdo vit në punishten e karnavalit, ku bëhen makete të mëdha të personaliteteve dhe heronjve aktualë të Bullgarisë dhe botës. Motoja hmuristike e karnavalit sivjet është: “Maskat lart!”
Tradita e karnavalit e ka zanafillën që në shekullin XIX me të ashtuquajturën “Olelijnja” (një festë popullore me karakter humoristik). Në fillim të shekullit XX ajo u transformua në një paradë të maskaradës. Më vonë në saje të themelimit të Shtëpisë së Humorit dhe Satirës, karnavali në Gabrovo u shndërrua në ngjarjen e tanishme. Që nga viti 2000 qyteti është anëtar i Federatës së Qyteteve Evropiane të Karnavaleve.
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..