E madhe është simbolika e trëndafilit – “Mbretëreshës së luleve” – lulja, për të cilën në bullgarisht ka tri fjalë: roza, gjull, trendafill. Sipas përfytyrimeve tradicionale bullgare trëndafili është shenjë e rinisë, dashurisë, finesës, të cilat e përshkruajnë bukurinë e vajzës në këngët popullore. Trëndafili është lulja e dashur e vajzës së re, me të cilin ajo zbukurohet dhe ia dhuron djalit si një shenjë dashurie. Në të gjitha traditat lidhur me parashikimin e fatit (Lladuvane, Dita e Shën Gjergjit, Dita e Enjos), tufat e vajzës kalojnë natën në një kusi me “ujë të heshtur” nën një trëndafil. Në praktikën e riteve, për shembull në dasmë, lulja aromatike thuret në kurorën dasmore. Si një masë mbrojtëse për dëbimin e fuqive prej demoni, përdoret dhe shkopi me gjemba i trëndafilit - i cili pritet për flamurin dasmor, velloja e hequr nga nusja hidhet mbi shkurret me gjemba të trëndafilit. Trëndafili i stilizuar haset në qëndismat, në punimet me dru dhe në zbukurimet e bukëve të ritit.
Për simbolet dhe ritet në Festën e ardhshme të trëndafilit, tregon Maria Dejanova – drejtoreshë e Muzeut Historik në qytetin Karllovo.
"Trëndafili është simbol i Bullgarisë, por për banuesit e luginës së lumit Strjama ai ka një rëndësi të veçantë. Ajo është simbol i një jetese shumëshekullore, me të cilën popullsia vendase e ka nxjerrë bukën e vet të gojës. Vjelja e trëndafilit gjithmonë vë fillimin e një pune të rëndë. Rritja e trëndafilit vajdhënës, prodhimi i vajit të trëndafilit, uji i trëndafilit janë një mënyrë jetese tradicionale. Për ne, banuesit e luginës, kjo është një festë e bukurisë. Jo rastësisht ajo është një nga festat më të bukura në luginë, në komunë, por dhe në të gjithë Bullgarinë. Festa shënohet që nga fillimi i shekullit të 20, gjatë muajve maj-qershor (koha e rritjes më të bujshme të trëndafilit) deri në Dfitën e Shpirtit të Shenjtë. Në kalimin e viteve ajo bëhet tradicionale dhe tërheq interesin e shumë njerëzve nga vendi dhe nga jashtë. Sivjet programi është i pasur me shfaqje dhe iniciativa. Më 10 maj u zhvillua konkursi “Mbretëresha e Trëndafilit” në qytetin Karllovo. Fituesja e re do të qëndrojë në krye një vit të tërë. Sivjet kjo është Jana Cvetkova – 16 vjeçe.
Kulmi i festës do të jetë më 18 maj, ditën e shtunë. Dita do të fillojë me mbledhjen rituale të trëndafilit në kopshtet e trëndafilave, ku i shpiem që të gjithë miqtë dhe kjo është e shoqëruar me këngë folklorike. Atëherë “Mbretëresha e vjetshme e trëndafilit” ia jep kurorën mbretëreshës së re të zgjedhur. Pas kësaj procesioni i “Mbretëreshës...” transferohet në sheshin qendror me pjesëmarrjen e muzikantëve me gajde nga qyteti Kallofer, me grupet e kukerve (djem dhe vajza të maskuar). Do të jetë i pranishëm dhe imazhi i heroit popullor Xha Ganjo me muskatet tradicionale (shishe të vogla të mbushura me vaj trëndafili), pas së cilës fillon koncerti në sheshin “20 korrik” me pjesëmarrjen e grupeve amatore nga qyteti Karllovo, të ansamblit “Rozova Dolina”( Lugina e Trëndafilit) e të tjerë.
Pas orës 12 fillon demonstrimi i produkteve prej trëndafili: zierja e trëndafilit në bazë të teknologjive të vjetra në Muzeun Historik dhe në “Hanin Buhallovski” – në kompleksin “Karllovoja e lashtë”. Do të ketë dhe degustim të produkteve prej trëndafili – çaj, liker, raki, llokum. Do të hapë dyer dhe punishtja për artet në rrugën kryesore të qytetit.
Parashikojmë interpretime të orkestrës ushtarake frymore, të rok-grupit “Dëft”, kurse në orët e vona programi do të përfundojë me një koncert të grupit “Diana ekspres” në shesh. Komuna Karllovo ka bërë përpjekje që të të ketë nga ndonjë gjë interesante për të gjithë miqtë, që të ndiejnë momentet e bukura të kësaj feste, të afrohen deri tek traditat e kësaj krahine, jetesa jonë, të provojnë harenë, dhe gëzimin nga frytet e punës. Urdhëroni në Karllovo dhe do të kaloni një ditë shumë emocionuese të cilën do ta mbani mend për një kohë të gjatë."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: roza.karlovo.bg, karlovo.bg dhe museumkarlovo.com
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..
Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..
Aktualisht, Holanda mbetet ende destinacioni kryesor për marrjen e arsimit të lartë jashtë vendit nga studentët e ardhshëm bullgarë, e ndjekur nga Italia, Spanja, Austria dhe Belgjika. Kështu bënë të ditur konsulentët e “Integral” – organizatori i..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e..
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër,..