Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Karllovo po përgatitet për Festën e Trëndafilit

Maria Dejanova: Urdhëroni më 18 maj në qytetin Karllovo, që të përjetoni një ditë të paharrueshme!

E madhe është simbolika e trëndafilit “Mbretëreshës së luleve” lulja, për të cilën në bullgarisht ka tri fjalë: roza, gjull, trendafill. Sipas përfytyrimeve tradicionale bullgare trëndafili është shenjë e rinisë, dashurisë, finesës, të cilat e  përshkruajnë bukurinë e vajzës në këngët popullore. Trëndafili është lulja e dashur e vajzës së re, me të cilin ajo zbukurohet dhe ia dhuron djalit si një shenjë dashurie. Në të gjitha traditat lidhur me parashikimin e fatit (Lladuvane, Dita e Shën Gjergjit, Dita e Enjos), tufat e vajzës kalojnë natën në një kusi me “ujë të heshtur” nën një trëndafil. Në praktikën e riteve, për shembull në dasmë, lulja aromatike thuret në kurorën dasmore. Si një masë mbrojtëse për dëbimin e fuqive prej demoni, përdoret dhe shkopi me gjemba i trëndafilit - i cili pritet për flamurin dasmor, velloja e hequr nga nusja hidhet mbi shkurret me gjemba të trëndafilit. Trëndafili i stilizuar haset në qëndismat, në punimet me dru dhe në zbukurimet e bukëve të ritit.

Për simbolet dhe ritet në Festën e ardhshme të trëndafilit, tregon Maria Dejanova drejtoreshë e Muzeut Historik në qytetin Karllovo.

"Trëndafili është simbol i Bullgarisë, por për banuesit e luginës së lumit Strjama ai ka një rëndësi të veçantë. Ajo është simbol i një jetese shumëshekullore, me të cilën popullsia vendase e ka nxjerrë bukën e vet të gojës. Vjelja e trëndafilit gjithmonë vë fillimin e një pune të rëndë. Rritja e trëndafilit vajdhënës, prodhimi i vajit të trëndafilit, uji i trëndafilit janë një mënyrë jetese tradicionale. Për ne, banuesit e luginës, kjo është një festë e bukurisë. Jo rastësisht ajo është një nga festat më të bukura në luginë, në komunë, por dhe në të gjithë Bullgarinë. Festa shënohet që nga fillimi i shekullit të 20, gjatë muajve maj-qershor (koha e rritjes më të bujshme të trëndafilit) deri në Dfitën e Shpirtit të Shenjtë. Në kalimin e viteve ajo bëhet tradicionale dhe tërheq interesin e shumë njerëzve nga vendi dhe nga jashtë. Sivjet programi është i pasur me shfaqje dhe iniciativa. Më 10 maj u zhvillua konkursi “Mbretëresha e Trëndafilit” në qytetin Karllovo. Fituesja e re do të qëndrojë në krye një vit të tërë. Sivjet kjo është Jana Cvetkova 16 vjeçe.


Kulmi i festës do të jetë më 18 maj, ditën e shtunë. Dita do të fillojë me mbledhjen rituale të trëndafilit në kopshtet e trëndafilave, ku i shpiem që të gjithë miqtë dhe kjo është e shoqëruar me këngë folklorike. Atëherë “Mbretëresha e vjetshme e trëndafilit” ia jep kurorën mbretëreshës së re të zgjedhur. Pas kësaj procesioni i “Mbretëreshës...” transferohet në sheshin qendror me pjesëmarrjen e muzikantëve me gajde nga qyteti Kallofer, me grupet e kukerve (djem dhe vajza të maskuar). Do të jetë i pranishëm dhe imazhi i heroit popullor Xha Ganjo me muskatet tradicionale (shishe të vogla të mbushura me vaj trëndafili), pas së cilës fillon koncerti në sheshin “20 korrik” me pjesëmarrjen e grupeve amatore nga qyteti Karllovo, të ansamblit “Rozova Dolina”( Lugina e Trëndafilit) e të tjerë.


Pas orës 12 fillon demonstrimi i produkteve prej trëndafili: zierja e trëndafilit në bazë të teknologjive të vjetra në Muzeun Historik dhe në “Hanin Buhallovski” në kompleksin “Karllovoja e lashtë”. Do të ketë dhe degustim të produkteve prej trëndafili çaj, liker, raki, llokum. Do të hapë dyer dhe punishtja për artet në rrugën kryesore të qytetit.


Parashikojmë interpretime të orkestrës ushtarake frymore, të rok-grupit “Dëft”, kurse në orët e vona programi do të përfundojë me një koncert të grupit “Diana ekspres” në shesh. Komuna Karllovo ka bërë përpjekje që të të ketë nga ndonjë gjë interesante për të gjithë miqtë, që të ndiejnë momentet e bukura të kësaj feste, të afrohen deri tek traditat e kësaj krahine, jetesa jonë, të provojnë harenë, dhe gëzimin nga frytet e punës. Urdhëroni në Karllovo dhe do të kaloni një ditë shumë emocionuese të cilën do ta mbani mend për një kohë të gjatë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: roza.karlovo.bg, karlovo.bg dhe museumkarlovo.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët janë më skeptikët për përfitimet e anëtarësimit në BE

61% e bullgarëve thonë se vendi ynë përfiton nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, tregon një anketimi i Eurobarometrit. Ky tregues është më i ulëti në të gjithë komunitetin, por shënon një rritje prej 8% në krahasim me sondazhin e mëparshëm nga..

botuar më 25-03-25 12.21.MD

“Pse të studiojmë në Bullgari” – takime shpjeguese me të rinj nga Shqipëria

Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..

botuar më 25-03-24 4.26.MD

Bullgaria feston Orën e Tokës dhe Ditën Botërore të Ujit

Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..

botuar më 25-03-22 6.20.PD