E quajnë Mezdra “një qytet të lindur prej historisë”. Në vendin e tij në Bullgarinë Veriperëndimore dikur (në mijëvjeçarin IV para Krishtit) ka ekzistuar një vendbanim të fortifikuar, ku më vonë është ndërtuar kalaja “Kaleto”. Sot ajo është restauruar dhe konservuar dhe rreth saj është ndërtuar kompleksi arkeologjik “Kaleto”. Atje nga 16 deri më 19 maj do të zhvillohet festivali i pestë i traditave, jetës së përditshme dhe kulturës mesjetare, i organizuar nga vetë kompleksi, bashkia Mezdra dhe Shoqata për ripërtëritjen dhe ruajtjen e traditave bullgare “Avitohol” nga qyteti Varna.
“Ideja lindi para katër vitesh me qëllim që të popullarizohet kompleksi dhe të tërhiqet vëmendja publike” – tha Jordan Mançev, i cili është pjesë e ekipit të bashkisë Mezdra. – “Interesi për objektin arkeologjik është i madh jo vetëm në ditët e festivalit. Për herë të parë sivjet do të punojmë në partneritet me kolegë nga Rumania, nga qyteti Dobroslloveni – ata do të jenë mysafirët tanë, kurse ne do të vizitojmë festivalin e tyre gjatë gushtit. Ata do të prezantojnë Antikitetin e Vonë dhe epokën romake”.
Pjesëmarrës nga tërë Bullgaria do të përfshihen në shfaqjet spektakolare, të cilat do të prezantojnë jetën e përditshme, traditat dhe ritet e paraardhësve tanë – gotët. Mysafirët mund të shikojnë dhe veshjet dhe armët e bullgarëve të Mesjetës së Hershme, siç edhe banesat e tyre të përkohshme të quajtura “jurti”. Do të kuptojnë se cilat kanë qenë taktikat dhe teknikat e tyre të luftimit, do të mësojnë dhe për kalorësit në trojet tona, për armiqtë ebullgarëve – romakët. Në programin e festivalit katër ditor do të ketë projektime të filmave nga festivale kinematografike të zhvilluara në Bullgari dhe Rumani dhe të kushtuara Mesjetës dhe epokës romake.
“Në kuadrin e festivalit do të ketë ushqim karakteristik për njerëzit e mesjetës dhe kjo do të jetë në sajë të Petja Krushevës, e cila do të gatuajë” – shpjegoi Jordan Mançev. – “Do të mund të shijoni dhe pijen alkoolike tradicionale për trojet tona – “medovina” (në këtë fjalë dëgjohen dy fjalët bullgare – për “mjalt” dhe për “verë”). Secili do të mund të presë monedhën e vet dhe do të shikojë se si prodhohen pije mesjetare sipas recetave autentike. Do të njihet me kërcimet e bullgarëve të vjetër, mund të marrë pjesë në to apo në betejat, të cilat do të rikrijohen në përputhje me burimet shkresore në të cilat është përshkruar mënyra e luftimit të paraardhësve tanë. Njerëzit do të mund të mbajnë në duart tyre armë autentike. Një nga atraksionet më mbresëlënëse në kompleksin arkitektural është “beteja për urën”, e cila prezanton se si dikur armiqtë janë përpjekur të rrëmbejnë kalanë tonë.”
Ndër gjerët zbavitëse për fëmijët dhe të rinjtë janë qitja me hark, demonstrimet e armëve mesjetare, në sfondin e muzikës së ekzekutuar nga grupet „FREIJA” dhe „KsANa“, kostumet, të cilat janë kopje të përpikta të veshjeve nga e kaluara – këto janë gjërat në sajë të të cilave vizituesit do ta “prekin” jetën e përditshme dhe kulturën e shoqërive që dikur kanë jetuar në kala.
“Çdo vit interesi për ngjarjen e organizuar nga ne është gjithnjë e më i madh. Secili edicion gjatë viteve të fundit ishte vizituar nga më se 5 mijë veta. Sivjet presim akoma më shumë – 8-9 mijë vizitues në kuadrin e katër ditëve. Larmia, të cilën e ofron festivali dhe programi i pasur tërheqin miq dhe fakti se çdo vit mysafirët janë më shumë është me rëndësi për ne” – tha Jordan Mançev.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personalShkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..