Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vanja Moneva: Jemi të lumtur, se mesazhi ynë arrin deri tek publiku

Kori “Vanja Moneva” pas koncerteve të veta në Moskë

I krijuar gjatë vitit 2002 “Festivali i Pashkës” në Moskë është një nga forumet më të konsiderueshme muzikore me një përpjesëtim botëror. Iniciativa për themelimin e tij është e dirigjentit të njohur rus Valerij Gergiev drejtor i teatrit “Marinski” dhe drejtues artistik i festivalit. Çdo vit ngjarja mbledh qindra mijë adhurues të muzikës klasike. Programi përfshin koncerte simfonike, korale, të dhomës si dhe një program i quajtur “programi i kambanave” (“bell-ringing”, “звонильная программа"), i cili ringjall interesin ndaj artit të bërjes së “muzikës” përmes kambanave kishtare gjatë festës së Pashkës. Gjeografia e festivalit zgjerohet vazhdimisht. Edicioni i tij i XVIII, i cili përfundoi përpara disa ditëve ka përfshirë 145 qytete në Rusi si dhe 5 vende, kurse “programi i kambanave” – më shumë se 100 kisha. Mes pjesëmarrësve sivjet ishte dhe kori “Vanja Moneva”.


“Kjo ishte vizita jonë e parë në këtë festival prestigjioz tregon zonja Moneva. Festivali është në një nivel jashtëzakonisht të lartë. Zgjedhja e pjesëmarrësve është shumë speciale - kam parasysh atë të cilën e pash dhe dëgjova në gala-koncertin në sallën “Çajkovski”. Nga të gjithë pjesëmarrësit  u zgjodhën 6 grupe, kori ynë ishte mes tyre. Ne realizuam një program 15 minutash, i cili përfshinte këngë ortodokse, si dhe disa nga këngët më të bukura popullore bullgare në përpunim të kompozitorëve tanë. Dhe publiku dhe organizatorët ishintë mahnitur. Në koncertin në sallën “Çajkovski” morëm pjesë bashkë me korin “Akusta” nga Letonia, Korin e Fëmijëve pranë Mitropolisë në qytetin Minsk të Bjellorusisë e të tjera. Dihet se salla “Çajkovski” është një nga sallat më prestigjioze në botë, me akustikë të shkëlqyer, jashtëzakonisht e bukur. Një moment shumë special ishte ky koncert. Kishte kambana, vendosura në fund të skenës dhe paraqitja e çdo një kori në mënyrë solemne dhe ishte shpallur nga tingëllimi i tyre. Patëm koncerte dhe në “Rostov Kremlin” – një muze jashtëzakonisht i bukur në rajonin e Moskës. Në fakt, ky ishte koncerti ynë i parë, kurse publiku na priti me entuziazëm të madh. Ky fillim i shkëlqyer na frymëzoi shumë. Shumë i përzemërt ishte dhe takimi me veteranët nga Lufta e Dytë Botërore, tek të cilët qemë për vizitë. Jemi të mahnitur nga salla e bukur e koncerteve, si dhe nga programi i pasur kulturor, të cilin e ofrojnë çdo javë në Shtëpinë e Veteranëve. Pas gala koncertit, për të cilin ju tregova në fillim, në ditën e fundit të qëndrimit tonë, kishim edhe 2 shfaqje të tjera. Në kishën “Ringjallja e Krishtit” në Sokollniki na priti kryeprifti Aleksandër. Ai na prezantoi përpara publikut, tregoi për korin, për sukseset tona. Kurse pas koncertit na falënderoi me fjalët: “Ju sollët tek ne një pjesë nga parajsa”.

Koncerti i fundit i “vajzave kozmike” të Vanja Monevës ka qenë në ambasadën e Bullgarisë në Rusi, kurse mes të ftuarve ka pasur diplomatë, muzikantë të njohur, piktorë, pedagogë. “Duket se dhe aty i lamë përshtypje të mira publikut, sepse mjaft gjatë pas kësaj merrnim përshëndetje.Në Moskë u takuam me personalitete shumë të njohur. Maksim Dunaevski-djalë i Isak Dunaevskit dhedrejtor i Filarmonisë së Moskës, tha se, e kemi frymëzuar dhe shpalli se që nga viti tjetër do të organizojë në Moskë një festival të koreve popullore. Kurse Aleksandër Sokollov, rektori i Konservatorit të Moskës, tha: “Ky nuk është thjesht një kor popullor grash, por ky është një art koral i klasës së lartë.” Nuk ka një dekoratë më të madhe nga kjo – që mesazhi ynë të arrijë deri tek njerëzit, kurse specialistët të japin një vlerësim të lartë për artin tonë. Për ne kjo është më e rëndësishmja – kudo që të jemi nëpër botë, të prezantojmë denjësisht Bullgarinë, të tregojmë se tek ne ka kore në një nivel të lartë, me një përgatitje profesionale, se muzika bullgare është në lartësi, e denjë të konkurrohet me shembuj nga e gjithë bota.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD