Me rekomandim të Komisionit Evropian po përgatiten ndryshime në Aktin e sistemit gjyqësor. Ato u lejojnë “tre të mëdhenjve”në sistemin gjyqësor, kryetarëve të gjykatës supreme të kasacionit dhe të gjykatës së lartë administrative, si dhe kryeprokurorit përkohësisht të hiqen nga detyra, tha ministri i drejtësisë Danaill Kirillov pas takimit të tij me presidentin Rumen Radev. Të dy kanë shqyrtuar zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Është diskutuar hipoteza se deri në çfarë mase Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të vendosë mbi shkeljet e kryera të ndonjërit prej “tre të mëdhenjve”. Kirillov komentoi se konsultimet e filluara nuk e minojnë procedurën për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri. Unë do të përmbahem nga ngritja e kandidaturës, sepse propozimet duhet të vijnë krejtësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, deklaroi ministri.
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..