Deri më 15 maj gjithsej 2030 të huaj janë regjistruar si punëtorë sezonalë në Bullgari. Kjo është dy herë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018, tha ministri i punës dhe politikës sociale Biser Petkov. Dominojnë ukrainasit -1470. Ka shumë kërkesa - afro 400, edhe të shtetasve moldavianë në bazë të Marrëveshjes së migracionit të punës midis Bullgarisë dhe Moldavisë. Në fillim të stinës turistike nevoja për krah të përkohshëm pune është e dukshme dhe për këtë shkak në Agjencinë e Punësimit është krijuar organizatë për një përpunim më të shpejt të aplikimeve. Akoma gjatë vitit 2018 u duk kërkimi serioz i krahut të punës së importuar. Të regjistruarit kanë qenë afro 8000. Më të kërkuar gjatë periudhës së verës janë kamerieret dhe kuzhinierët, sqaroi ministri.
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..