Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) hodhi poshtë ankesën e partisë në opozitë GERB se me disa nga shfaqjet e veta publike Presidenti Rumen Radev është përfshirë në fushatën paraelektorale në dobi të Partisë Socialiste Bullgare. Burime të Komisionit komentuan para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) se Kreu i Shtetit nuk i ka shkelur rregullat. Një ditë më herët me argumentet e njëjta KQZ hodhi poshtë edhe ankesën e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) se Kryeministri Bojko Borisov e përdor resursin shtetëror për zhvillimin e fushatës paraelektorale në dobi të GERB-it. Kështu Komisioni demonstroi sjellje të pavarur edhe sa u përket pushtetarëve, edhe sa i përket opozitës.
Kryetarja e listës së GERB-it dhe të Bashkimit të Forcave Demokratike Maria Gabriel deklaroi në një debat televiziv me kryetaren e listës së BSP-së Elena Jonçeva se nuk duhet t’u lejohen formacioneve populliste për të hyrë në Parlamentin Evropian. Ajo dha si shembull popullizmi idenë e mbrojtur nga BSP për pagë unike minimale evropiane. Jonçeva u kundërvu, duke deklaruar se tashmë 12 vjet Bullgaria është pjesë e BE-së dhe atje janë derdhur miliardë investime, por tani për tani nuk ka afrim me BE-në, varfëria është rritur dhe për shkak të korrupsionit gjithnjë e më të madh ndër pushtetarët nuk ndihet efekti i programeve evropiane. Lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe kandidat për eurodeputet i BSP-së Sergej Stanishev shpalli se është për një Bashkim Evropian, ku njerëzit dhe jo korporatat do të jenë gjëja më e rëndësishme dhe ku nuk do të ketë “bërthama” dhe “periferi”.
Në emrin e “Patriotëve për Valeri Simeonov” (Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe Klasa e Mesme Evropiane) lideri i listës së këtij bashkimi Valeri Simeonov nguli këmbë që Bullgaria të kërkojë bashkëmendimtarë ndër shtetet evropiane, të cilat vuajnë më shumë nga rregullimi i tepërt i shteteve të mëdha evropiane. Sipas Simeonovit Franca dhe Gjermania kanë qëllim që Evropa të ndahet në Evropë Perëndimore dhe në Evropë Lindore, që është një provë e qartë për imponimin e interesave të shteteve të mëdha.
Në fushatën paraelektorale bëri përshtypje përfshirja e papritur e ish-liderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Ahmed Dogan, i cili që prej vitesh është kryetar nderi i formacionit dhe u shmanget shfaqjeve publike. Duke e shkelur heshtjen e tij të zakonshëm Dogan i bëri thirrje elektoratit të DPS-së për t’u mobilizuar maksimalisht dhe nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme për Parlament Evropian janë jashtëzakonisht të rëndësishme për DPS-në, sepse e hapin rrugën e paraqitjes së mirë në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Qeveria do të mbetet intolerante ndaj çdo forme korrupsioni. Këtë e tha kryeministri Rosen Zheljazkov nga foltorja parlamentare me rastin e hetimit të Prokurorisë Evropiane për zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit..
Votimi i parë i mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov ishte, siç pritej, i pasuksesshëm. 150 deputetë hodhën poshtë mocionin e mosbesimit të grupeve parlamentare të "Vëzrazhdane", MEÇ dhe "Veliçie" për dështim në politikën e jashtme. Në..
“Kur kemi të bëjmë me diplomaci, duhet të merremi me faktet dhe të vërtetën zyrtare”, tha ministri i jashtëm Georg Georgiev në Kuvendin Popullor gjatë debateve të votës së mosbesimit ndaj qeverisë për shkak të dështimit të politikës së jashtme. Ai..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të..