Në një ceremoni emocionale u shpallën fituesit e njërit prej klasifikimeve më të njohura të Radios Kombëtare Bullagare, që tashmë ka një traditë 28-vjeçare në eterin e programit Horizont, në rubrikën “Allegro Vivace”. Siç dihet, fituesit përcaktohen vetëm përmes votës së dëgjuesve dhe kuptohet se kjo është dekorata më e madhe për çdo një muzikant.
Më 8 maj qindra adhurues të muzikës klasike si dhe të rubrikës muzikore “Allegro Vivace” u mblodhën në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” që të duartrokasin të zgjedhurit prej tyre. Gala koncertin e nisi pianistja Milla Mihova, mbajtësja e çmimit “ Muzikant i ri i vitit - 2018”, e cila ekzekutoi dy miniatura për piano të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigjerov, të shkruara në vitet e tij të hershme. Për herë të tretë ishte dorëzuar dekorata “Ollga Kamburova” e themeluar për kujtim dhe nderim të drejtueses shumëvjeçare të “Allegro Vivace”. Mundësinë për të bërë incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare e fitoi trumpetisti i ri Gjeorgji Grozev. Rini, bukuri dhe dashuri ndaj artit buronin nga interpretimi i “Kuarto kuartet” dhe “Vaya Dance Studio”. Qëndrimi i tyre marramendës ndaj krijimeve klasike nga epokat e ndryshme fitoi dekoratën “Projekti muzikor i vitit”. Edhe një kategori tjetër e cila “hap dyer” për qëndrimin intergral ndaj të bukurës dhe të vlefshmes është “Klasika në gjinitë e tjera”. Sivjet fitues në të është fyelltari Nedjallko Nedjallkov – solist i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ai është kompozitor, pjesëmarrës në projekte të dalluara, mes të cilave “GloBalKan”, si dhe në koncerte dhe incizime, të organizuara nga muzikanti i evropian Jordi Savall.
Mbajtës i dekoratës për kontribut të përgjithshëm sivjet është dirigjenti Georgji Dimitrov, për veprimtari aktive krijuese – prima e operës Gabriella Georgjieva, kurse ansambli i vitit u bë “Fortisimo” nga qyteti Burgas me dirigjente Milena Dobreva.
“Dekorata e Madhe “Muzikanti i vitit” deri tani është fituar dy herë vetëm nga Rajna Kabaivanska dhe Teodosij Spasov – tha drejtuesja e gala koncertit /si dhe të rubrikës “Allegro Vivace” Irena Gëdeleva. Fituesi sivjet po kështu e fiton për herë të dytë dhe ai është maestro Najden Todorov.”
Dirigjenti i njohur i cili prej disa vjetëve është dirigjent i përgjithshëm i Filarmonisë së Sofjes – kohë, në të cilën e transformoi rrënjësisht jetën muzikore në kryeqytet (kuptohet në bashkëpunim me ekipin e këtij institucioni muzikor prestigjioz). Maestroja falënderoi dhe Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare me të cilën ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe nuk la pa falënderuar dhe muzikantët, të cilët, pavarësisht nga pagat e tyre i ulëta, mbeten e qendrën e jetës kulturore muzikore tek ne dhe vazhdojnë ta përhapin lavdinë e Bullgarisë jashtë shtetit. Statuja e punuar nga skulptori Hristo Iliev, ishte dhënë personalisht nga drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani Petrova
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..