Të gjithë 5 ofertuesit për koncesionin e aeroportit “Sofja mund të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre në tender – u bë e qartë pas hapjes së ofertave në Ministrinë e Transportit. Këta janë konsorciumet “Vitosha, “Softconnect”, “Sofia Airport”, "Fraport Bulgaria" dhe konsorciumi i formuar posaçërisht për këtë koncesion ndërmjet “"Aéroport de Paris" dhe "TAV Havalinmanlari Holding". Fituesi do të ketë të drejtën ta përdorë aeroportin e Sofjes 35 vjet. Pritet se nëpërmjet këtij koncesuioni Bullgaria do të fitojë 1 mlrd. euro. Fituesi do të detyrohet të ndërtojë një terminal të ri dhe kështu deti në vitin e dhjetë të koncesionit terminalet do të duhet të jenë tri. Përveç kësaj në kontratën e koncesionit do të përfshihen dhe kushtet për zgjerimin e terminalit të dytë, për zhvillimin e analizave për nevojën e ndërtimit të pistës së dytë dhe po të ketë nevojë – për ndërtimin e saj.
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12 gradë. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 10°. Gjatë ditës, vranësirat mbi rajonet..