Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Janë paraqitur 5 oferta për koncesionin e Aeroportit të Sofjes

Снимка: BGNES

Propozimet e 5 ofertuesve për koncesionin e Aeroportit të Sofjes do të hapen publikisht më 9 maj, njoftuan nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC). Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ndihmojnë Ministrinë e Transportit nëpërmjet IFC për zhvillimin e procesit të përzgjedhjes së ofertës më të volitshme, duke respektuar praktikat më të mira botërore. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është e kënaqur me këtë se 5 ofertues ndërkombëtarë me përvojë të pasur dhe suksese të provuara interesohen për koncesionin e Aeroportit të Sofjes, komenton Larisa Manastirli, drejtoresha e BERZH-it për Bullgari. Investitori me ofertë më të lartë financiare për vit, bashkë me plan më të mirë për zhvillimin e aeroportit do të fitojë tenderin. Fituesi do të duhet të paguajë dhe shumën fillestare të caktuar paraprakisht me vlerë 281 mln. euro. 


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени