Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kreditorët e Bankës Korporative Tregtare mund të marrin kompensime të pjesshme

Foto: BGNES

Sindikët e Bankës Korporative Tregtare, e cila falimentoi në vitin 2014 fillojnë t’u paguajnë kompensime kreditorëve të saj me vlerë të përbashkët 391 mln. euro. Për pagimin e shumave do të përdoret rrjeti i “UniCredit Bulbank”. Tarifat dhe komisionet për transaksionet do të jenë për llogari të marrësve. Secili kreditor i Bankës Korporative Tregatre mund të kontrollojë informacionin për paratë, të cilat mund t’i marrë. Këtë mund ta bëjë në Regjistrin Tregtar sipas partisë së bankës, me kod unik të identifikimit 831184677, në seksionin “Aktet e Deklaruara të Falimentimit” apo në faqen e internetit të bankës: www.corpbank.bg, në seksionin “Pyetje dhe Përgjigje”. Informacion suplementar mund të ofrojnë edhe nëpunësit e bankës çdo ditë brenda orarit të punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Presidenti u shpall kundër dërgimit të ushtarëve bullgarë në Ukrainë

Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..

botuar më 25-02-18 2.02.MD
Superkompjuteri bullgar Discoverer

Kanë në plan të krijojnë një fabrikë të inteligjencës artificiale në Sofje

Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..

botuar më 25-02-18 12.32.MD

Bullgaria do të kërkojë një raport të konvergjencës për eurozonën deri në fund të muajit

Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..

botuar më 25-02-18 9.58.PD