Më shumë se 10 vjet këngëtari popullor Dobrin Dobrev jeton në Qipro. Ai është menaxher i një zyre informative, e cila merret me përkthime dhe legalizime dokumentesh, si dhe me organizimin e ngjarjeve kulturore. Bashkë me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë deri tani ka organizuar një sërë koncertesh të këngëtarëve tanë të njohur. Gjatë vitit 2018 në teatrin “Skala” në qytetin Larnaka qe festuar 80 vjetori i këngëtares së madhe popullore Janka Rupkina. Në sajë të përpjekjeve të tij gjatë viteve, në Qipro kanë qenë si miq të ftuar po kështu Ruska Stoimenova, Daniell Spasov... Pas një pauze prej afro 20 vjetëve, në fillim të vitit 2019 , Dobrin bëri incizime në Radion Kombëtare Bullgare.
“Këngët janë në përpunim të Dimitër Hristovit - dirigjent i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare-tregon këngëtari. Ai e ka ndier kaq mirë muzikën, jam i mahnitur nga puna e tij. Nuk kam fjalë që ta falënderoj dhe producenten Vanja Moneva për përkrahjen dhe ndihmën e madhe. Ajo është një muzikante e madhe, si dhe dirigjente. Punon në mënyrë shumë precize, kurse koha qe shumë e shkurtër-erdha në Bullgari vetëm për 2 ditë. Njëra këngë është nga repertori i Vëllkana Stojanovës - “Stanka zbardhte pëlhurën”. Përpara ca kohe ajo më dha disa këngë të saj. “Ivani i fliste Irinës” është një këngë e shkëlqyer nga krahina e Trakisë e Elena Vasileva - Billnevës, “U bë i njohur fshati Brojanovo” është nga repertori i këngëtarit të madh nga krahina e Dobruxhës Ivan Gjeorgjiev. Nga Dobruxha ime e lindjes është dhe “Tek shtëpia e Stankës kanë ardhur miq”.
Dobrin ka lindur në qytetin Dobriç, por është rritur në fshatin Saraxha /sot Rosica/ nga është fisi i nënës së tij. Krenohet me faktin se midis vitit 1905 dhe 1907 në të njëjtin fshat ka dhënë mësim shkrimtari i madh bullgar Jordan Jovkov, i cili merr që aty historitë dhe karakteret, kurse një nga heronjtë e njohur të Jovkovit është stërgjysh i Dobrinit.
“Shkova në kinema, para fillimit të projektimit të filmit kishte një film të shkurtër dokumentar. Krahas sukseseve të bujqësisë socialiste dokumentari tregonte kuadro prej një turneu jashtë kufirit të Ansamblit Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore “Filip Kutev”. Tingëlloi kënga “Është shtrirë pak Tudora”. Kjo më bëri një përshtypje kaq të fortë saqë fillova të merrem me muzikë popullore. Qesh 12 vjeç kur mora pjesë në studion pranë “Ansamblit të Dobruxhës”, në klasën e Darina Ençevës. Pas kësaj u paraqita në konkursin “Rodna strjaha/streha amtare-1988/ të Radios Kombëtare Bullgare.Në komision qenë akademiku Nikollaj Kaufman, Maria Kuteva (filologe, bashkëshorte e Filip Kutevit) të cilën e njoha më vonë dhe e doja shumë, si dhe këngëtarja jonë e madhe popullore Verka Siderova. Pasi më dëgjoi ajo kërkoi që të bisedojë me mua. Tha se do që t’i lërë dikujt këngët e saj dhe me qenë se jam nga krahina e saj, pyeti nëse prindërit e mi do të më dërgojnë në Sofje. U përgjigja se në qoftë se nuk bien dakord, do të ikja vetë, kaq fort doja që të mësoja tek ajo. Gjatë vjeshtës së vitit 1986 erdha në Sofje. Qe problem të regjistrohem në shkollë - nuk qesha banues i kryeqytetit. Me teze Verkën shkuam tek ministri i atëhershëm i kulturës Gjeorgji Jordanov dhe ai më ndihmoi. E kam përshkruar këtë episod në librin tim të dytë, i cili aktualisht është duke u shtypur, kapitulli quhet “Ju faleminderit ministër Jordanov”. Kështu nisi rruga ime. Gjatë vitit 1991 realizova incizimet e mia të para në Radion Kombëtare Bullgare. Jeta ime profesionale është e lidhur ngushtë me medien tuaj, kam incizuar dhe në radiostacionet regjionale në Stara Zagora dhe Plovdiv-këngë në përpunim të Anastas Naumovit, Kosta Kolevit e të tjerë. Në libër tregoj dhe për Verka Siderovën, e cila 10 vjet qe një pjesë nga jeta ime si dhe unë nga jeta e saj. Ajo më mori nga Dobruxha dhe ndryshoi jetën time, më la këngët e saj. Kur erdha, më pranoi në shtëpinë e saj dhe qe për mua dhe nënë dhe Dobruxha dhe të gjitha. Një njeri shumë i arsimuar, ajo edukoj tek unë qëndrimin ndaj letërsisë dhe artit. Mendoja se kur të vij në Sofje, do të më mësoj vetëm të këndoj dhe se shkolla do të jetë midis të tjerave. E para të cilën ajo e bëri qe të më japë në dorë vëllimet e Dostoevskit. Ajo vetë më propozonte se çfarë të lexoj, këmbëngulte që të ndjek shfaqje publicistike, filma dokumentarë. Unë i jam shumë mirënjohës! Ajo është një njeri me dinjitet, i cili zgjon adhurim dhe mund të jetë si shembull për shumë njerëz.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...