Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Në bordin e historisë së flotës” në Ditën e Trimërisë

Në Ditën e Trimërisë dhe në Festën e Ushtrisë Bullgare – 6 maj, Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake sipas traditës i hap dyert e veta falas për vizitorë. Në festë miqtë e Muzeut do të kenë mundësinë të hyjnë në kabinën e pilotëve të helikopterit transportues MI-8 dhe në hapësirën e drejtimit të kompleksit raketor 2K 52 Frog “Hëna-M” dhe lartësimatësit lëvizës PRB-11 “Vershina”.

Adhuruesit e historisë bullgare  do të mund të shikojnë  falas dhe ekspozitën më të re në Muze – “Në bordin e historisë së flotës”, kushtuar 140- vjetorit të krijimit të forcave Ushtarake dhe Detare të Republikës së Bullgarisë. Ekspozita paraqet  sende pak të njohura dhe të vlefshme, dokumente dhe piktura nga fondet e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake dhe filialit të tij në qytetin Varna - Muzeu Ushtarak Detar.

Mes tyre janë sende nga jahti i princit “Aleksandër I”, i ndërtuar posaçërisht për flotën e lumit Danub, si dhe sende nga  minambajtësi “Drëzki” i cili ka sjellë fitoren e parë detare bullgare.


“Historia e përmbledhjes fillon në qytetin Ruse (Bullgari Veriore), me enët e para ushtarake për lundrim, të cilat na ka lënë pas Çlirimit Perandoria Ruse” – tregon  drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake docentja Sonja Penkova. Zgjerimi i flotës në fund të shekullit të 19 me një trupë Detare në Varna është një hap tepër serioz drejt kthimit të Bullgarisë në një shtet detar. Flota bullgare i ka mbrojtur brigjet e Bullgarisë , bashkë me artilerinë bregdetare në luftërat për një çlirim kombëtar dhe për bashkim. Në sajë të veprimeve të saj portet tona të mëdha nuk kanë qenë shkatërruar. Numri i viktimave të bombardimeve turke dhe ruse është ulur deri në minimum. ”

Për veprimet ushtarake nëpër brigjet bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore dëshmojnë mbeturinat e anijes armike ruse “Togeri Pushçin” i cili pengohet nga një minë bullgare gjatë vitit 1916, si dhe bomba e ujit dhe sirena e anijejes të gjetura gjatë vitit 2010 në Gjirin e Varnës.

Nga koha e Luftës së Dytë botërore janë flamuri i anijes për pastrim të minave “Mesta”(aj ka qenë pjesë e Flotës e  Egjeut) dhe një aparat fotografik nga aeroplani i ujit Arado 196-A. Uniformat e ekspozuara nga vitet e Luftës së Ftohtë deri në ditët tona, si dhe timoni drejtues nga kabina e nëndetëses “Nadezhda”/”Shpresa”/, ndjekin historinë e Forcave Ushtarake dhe Detare me zhvillimin dhe modernizimin e anijeve në Bullgari pas vitit 1989.

Dhe sot roli i forcave ushtarake dhe detare është jashtëzakonisht i rëndësishëm-nënvizon  Komandanti i forcave ushtarako-detare kundëradmirali Mitko Petev:


“Nga njëra ato janë pjesë e sistemit mbrojtës i shtetit dhe garanton sovranitetin detar dhe përdorimin e hapësirave detare, të cilat janë një e treta nga territori ynë tokësor. Nga ana tjetër, forcat ushtarake dhe detare kanë një efekt të drejtpërdrejt ekonomik mbi mirëqenien e popullit, me qenë se garantojnë transportimin e lirë të mallrave dhe të njerëzve nëpër det. Paralelisht me këtë ne kemi ndërtuar një sistem pune për sigurinë e lundrimit tregtar dhe ruajtjen e jetëve njerëzore në det. Flota ushtarake bullgare është institucioni, i cili garanton kryerjen e detyrimeve ndërkombëtare të Bullgarisë”.

Sipas fjalëve të kundëradmiralit Petev, forcat ushtarake dhe detare të Bullgarisë gjithmonë kanë qenë bashkë me popullin si gjatë kohës së luftës. ashtu dhe në ditët e pases. Oficerët, ushtarët të flotë dhe nxënësit e shkollës detare zënë pozita kyçe në fushën e shkencës dhe të arsimit, në drejtimin e vendit dhe në institucionet ndërkombëtare. Prandaj dhe interesi i njerëzve të rinj që të zhvillohen në strukturat e flotës ushtarake nuk pushon:

“Diçka më tepër, aktualisht disponojmë një aviacion modern ushtarako-detar dhe mjete për vërejtjen e hapësirave detare. Së shpejti presim dhe blerjen e anijeve të reja. E gjithë kjo është një garanci për realizimin e kuadrove të rinj të cilët e shikojnë të ardhmen e vet të lidhur me flotën”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova, BGNES dhe militarymuseum.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD