Në Sofje, Plovdiv, Sliven, Karnobat dhe Burgas po zhvillohen aksione kundër shpërdorimit të mjeteve evropiane. Ndër objektet e kontrolluara është zyra e afaristit Minju Stajkov në qendrën e qytetit Karnobat (Bullgari Lindore). Në praninë e dëshmitarëve nga ambienti i kontrolluar janë nxjerrë qese me dokumente. Veprimtaria kryesore e kësaj zyre është tregti me tokë bujqësore. Minju Stajkov po ndodhet në paraburgim që nga 5 shtatori i vitit 2018 i akuzuar se është lider i një organizate që ka kryer krime të lidhura me fshehjen de mospagimin e taksave dhe akcizave. Prokuroria shpalli se i ndaluari i ka detyruar nëpunësit e tij që të regjistrojnë firma, me të cilat pastaj të aplikojnë për financim evropian në kuadrin e programit “Fermeri i Ri”. Në këtë mënyrë janë vjedhur mbi 3,5 mln. euro.
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..