Me një ceremoni solemne në qytetin jugor bullgar Haskovo niset për në Afganistan kontingjenti i 38-të ushtarak, i cili do të marrë pjesë në misionin e NATO-së “Përkrahja vendimtare” në vazhdim të 6 muajve. Kontingjenti përfshin 150 ushtarë, 112 prej të cilëve do të garantojnë sigurinë e aeroportit në Kandahar. Pjesa tjetër e kontingjentit – kryesisht këshilltarë dhe oficerë do të bëhen pjesë e shtabit të misionit të NATO-së pranë institucioneve të ndryshme afgane. Komandanti i kontingjentit është koloneli Ivan Ivanov nga Drejtoria “Logjistika” pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Ndihmës komandanti do të jetë koloneli Valeri Dimitrov nga Drejtoria “Operacione dhe Përgatitje”. Gjysma e ushtarëve tashmë kanë përvojë në misione të tilla jashtë Bullagrisë. Pjesëmarrja në operacionin e NATO-së është në përputhje me përgjegjësitë e Bullgarisë si shtet-anëtar i Aleancës.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..