Për ditë të dytë të radhës në Sofje po zhvillohet forumi për diversifikimin e tregjeve të gazit për Evropën Lindore, organizuar nga Instituti për studime energjetike në Uashington dhe Qendra për studime ballkanike dhe të Detit të Zi. Në lidhje me temën kryeministri Bojko Borisov shpalli se ndërtimi i lidhjes midis sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe të Greqisë fillon rreth datës 25 maj. Kryeministri tha akoma se Bullgaria do të zhvillojë bisedime me Shtetet e Bashkuara për furnizimin e gazit natyror amerikan. Duke pasur parasysh diversifikimin e furnizimeve energjetike, deri në fund të vitit në Bullgari do të fillojë të punojë një platformë për tregti me gazin natyror, njoftoi ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..