Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në prag të një fushate të ashpër për zgjedhjet për Parlament të ri Evropian

Foto: BGNES

Ditën e premte, më 26 prill, në Bullgari fillon fushata paraelektorale për deputetë në Parlamentin Evropian (PE). Vetë zgjedhjet do të zhvillohen më 26 maj dhe janë të katërtat në vend pas atyre nga vitet 2007, 2009 dhe 2014. Për 17 mandatet e Bullgarisë në organin legjislativ të BE-së do të konkurrojnë 15 parti, 7 koalicione dhe 9 kandidatë të pavarur. Pritet që gara të jetë shumë e tensionuar dhe madje e ashpër. Jo vetëm për shkak të numrit të madh të pretenduesve.

Duke e ndarë pushtetin ekzekutiv në vend me koalicionin “Patriotë të Bashkuar”, për zgjedhjet për eurodeputetë GERB u bashkua me Bashkimin e Forcave Demokratike (SDS), partinë politike agrare “Nikolla Petkov” dhe me partinë e qendrës së djathtë “Bujq të Bashkuar”. Në hapësirën e djathtë politike kjo shkaktoi shqetësime dhe “Lëvizja Bullgaria për Qytetarët” madje hoqi dorë nga pjesëmarrja në garën e pritur, që të mos arrihet në “betejën e radhës vëllavrasëse mes partive të djathta”.

Forcat politike të koalicionit “Patriotë të Bashkuar” do të garojnë për mandate në PE veçmas njëri nga tjetri. VMRO-ja pohon se pas rrëzimit të provave për paraqitje të përbashkët me forcat patriotike, do të shpresohet te përkrahja e njerëzve me mënyrë patriotike të të menduarit. Për këtë shkak ata përfshinë në listën e tyre elektorale përfaqësues të pavarur nga e ashtuquajtura “kuotë civile”. Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) u bashkua për zgjedhjet evropiane me formacionin më pak të njohur “Klasa e mesme evropiane” dhe do të paraqiten në zgjedhje me emrin “Patriotë për Valeri Simeonovin”. “Ataka” u regjistrua si pjesëmarrës me vete në momentin e fundit, duke pritur nëse VMRO-ja do të bjerë dakord apo jo për pjesëmarrje të përbashkët. Sipas “Atakës” për rrëzimin e provave për pjesëmarrje të përbashkët të forcave patriotike është fajtor Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, ndërsa VMRO-ja thjeshtë nuk ka pasur guxim të bashkohet me të.

Forcat e majta do të paraqiten në zgjedhje si koalicion me emrin “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë”. Partia Socialiste Bullgare (BSP) po përjeton një situatë të vështirë të brendshme. Lideri i socialistëve evropianë Sergej Stanishev do të mbetej jashtë listës së përgatitur nga Byroja ekzekutive të partisë, në qoftë se për përfshirjen e tij nuk kishte marrë përkrahje në një plenum të posaçëm.

Vetëm Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) do të paraqitet veçmas në zgjedhjet e ardhshme. Përshtypje më të madhe bën mosha e re e një pjese të kandidatëve për deputetë evropianë – rreth 30 vjeçe.

Në fakt, fushata paraelektorale startoi në një moment të tensioneve të ashpra mes subjekteve kryesore të jetës së politikës së brendshme. Akuzat skandaloze nga e majta për blerje të pronësisë së patundshme me çmime shumë të ulëta shkaktuan një sërë dorëheqjesh ndër pushtetarët. U ngritën akuza kundër përfaqësuesve të shquar të së majtës. Kjo situatë pothuajse në startin e fushatës paraelektorale i bën ekspertët dhe vëzhguesit politikë për të supozuar se në betejën për vende në PE do të kenë përparësi jo temat evropiane, por ato të politikës së brendshme me karakter negativ.

Në përgjithësi presim aktivitet të lartë zgjedhor. Skandalet nga e ashtuquajtura seri “Apartamentgejt” së pari çuan në humbjen e përparësisë nga ana e GERB-it. Bashkë me aleatët e vet formacioni fitoi përkrahjen e 31.5 për qind kundrejt 32.1 për qind për BSP-në. DPS ka përkrahjen e rreth 11 për qind dhe është formacioni i tretë, i cili me siguri do të ketë eurodeputetë. Mu para fillimit të fushatës paraelektorale nuk ka formacion tjetër, i cili të arrijë minimumin prej 5.88 për qind prej votave, i cili është i domosdoshëm për fitimin e mandatit në PE. Megjithatë vëzhguesit konstatojnë se ky është një raport i përkohshëm i forcave, që mund të ndryshojë gjatë vetë fushatës paraelektorale.

Fushata për zgjedhjen e anëtarëve bullgarë të PE-së përfundon në orën 24.00 më 24 maj të vitit 2019.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD