Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Emilija Çengellova: Çdo një bullgar i katërt punon në ekonominë e zezë

Nga 25 deri në 30 për qind prej të gjithë bullgarëve marrin pjesë në ekonominë e zezë, tregon një studim i Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas shkencëtarëve sa më pak e zhvilluar është një ekonomi, kaq më shumë premisa ka për aplikimin e praktikave të paligjshme. Siç dihet, Bullgaria është në vend të fundit për nga të ardhurat në Bashkimin Evropian.

Dy janë shkaqet për të cilat njerëzit fillojnë punë në kundërshtim të ligjeve – mungesa e ndërmarrjeve funksionuese dhe të ardhurat e ulëta. Përveç kësaj në shumë rajone të vendit ata nuk kanë alternativë. Zakonisht në ekonominë e zezë janë turizmi, ndërtimi infrastrukturor, teknologjitë e informacionit, disa degë të industrisë së lehtë, si parfumeria dhe kozmetika, bujqësia, transporti, thotë prof. Emilija Çengellova nga Instituti për Studimin e Shoqërive dhe Diturisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

“Një pjesë e madhe e praktikave të paligjshme i përkasin legjislacionit të punës. Zakonisht bëhet fjalë për punë pa kontratë pune – vazhdon ajo. – Një praktikë e përhapur është gjithashtu puna me kontratë fiktive të punës. – Punonjësi merr pagë për shkak të sigurimeve dhe pas kësaj merr suplementarisht para cash. Kjo është e ashtuquajtura praktikë me cash suplementar. Në disa degë kjo shumë mund të arrijë 30-40 për qind. Dukuri të tjera tipike në ekonominë e zezë janë lidhur me legjislacionin fiskal – nuk jepen fatura, nuk regjistrohen transaksione, nuk paguhen tatime dhe taksa.”

Informacioni se ekonomia në hije ka arritur gjatë viteve të kaluara nivele shumë të larta – mbi 35-40 për qind, dhe madje është bërë kryesore në vend të ekonomisë zyrtare, përhapet të paktën prej një dekade, shton prof. Emilija Çengellova. Kështu nën presionin e organizatave sindikaliste dhe të punëdhënësve u ndërmorën disa masa, si për shembull lidhja e aparateve fiskale në kohën reale dhe ndryshime legjislative, të cilat inkriminojnë mospagimin e sigurimeve sociale mbi një prag të caktuar.

“Deri tani nuk kam dëgjuar për të pasur dënime të tilla dhe ky është një prej problemeve më të mëdha, sepse shoqëria është kritike ndaj legjislacionit dhe është e gatshme ta shkelë, duke parë se nuk ka kontroll dhe ndëshkime – është kategorike ekonomistja. Përveç kësaj mungesa e sanksioneve të dukshme dhe ndëshkimi vetëm i shkelësve të veçantë i motivon disa prej punëdhënësve për ta shkelur ligjin: pasi nuk ka ndëshkime, pse të mos e bëj edhe unë."

Qëndrimin dashamirës të bullgarëve ndaj praktikave në hije shkencëtarët e shpjegojnë me dukurinë “anomi”

“Anomia është një gjendje e shoqërisë, ku vëzhgohet ndryshim i madh i sistemeve, ku normat morale dhe ato juridike humbasin forcën e vet të veprimit – na shpjegon prof. Emilija Çengellova. – Që nga viti 2000 te ne vëzhgohet një kolaps moral. Në qoftë se në fillim njerëzit nuk i respektonin imperativët moralë, në një moment ata filluan të demonstrojnë mungesë respekti edhe ndaj ligjeve të shkruara. Kjo është diçka shumë e rrezikshme, sepse krijon një shoqëri ekstreme, të indiferencës morale, të shkeljes së rreptë të legjislacionit, të neglizhencës totale ndaj të tjerëve. Ka nevojë për shembuj të nivelit më të lartë. Në disa vende në BE bëhen prova të tilla – të tregojhet se elita në pushtet i respekton ligjet. Dhe sa më e rreptë është elita ndaj vetvetes, aq më i mirë do të jetë shembulli i saj. Mirëpo, në qoftë se lart mungon moral, atëherë nuk mund të presim sjellje morale edhe poshtë.”

A do të pakësohen së shpejti praktikat në hije te ne? Prof Emilija Çengellova e konsideron veten optimiste të matur. Ajo nënvizon se ka nevojë për punë të ngutshme ndër të rinjtë, sepse ata janë kritikë ndaj realitetit social dhe janë të prirë për të krijuar rregulla të tyre, sesa t’i respektojnë ato tashmë të shkruara.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv dhe Diana Cankova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD