Policia rrugore po disponon një statistikë për të vrarët dhe të plagosurit nëpër rrugët bullgare që nga viti 1951 e këtej. Atëherë janë vrarë 202 veta, kurse 790 kanë qenë të plagosur. Deri në vitin 1990 të dhënat për të vrarët shtohen vazhdimisht dhe në mënyrë drastike. Nivelin e vet më të lartë ato e arrijnë gjatë vitit 1990 kur të vrarët gjatë aksidenteve rrugore të transportit janë 1567 veta. Viti “më i përgjakur” është 2006, kur viktima të luftës nëpër rrugë bëhen 11 258 veta, 1043 prej të cilëve kanë vdekur. Për periudhën 1951-2018 të vrarët nëpër rrugët e Bullgarisë janë pak më shumë se 60 000, që barazohet me një qytet mesatar bullgar. Numri i të plagosurve gjatë aksidenteve rrugore është mbi 400 000. Pikërisht kjo statistikë e tmerrshme i jep shtytje gazetarit nga qyteti Pleven Gjeorgji Stojanov të shkruajë librin “Të mbeteni të gjallë”, me të cilin të fokusojë vëmendjen mbi seriozitetin e problemit.
“E shkrova këtë libër, sepse u lodha dhe më erdhi së tepërmi, thotë autori. U lodha së lexuari çdo ditë, kurse ne gazetarët të pasqyrojmë se si bullgarët vdesin në aksidentet rrugore. Dhe kjo në bazë të shkaqeve tepër të pa arsyeshme - dhënie e makinës nën ndikimin e alkoolit dhe të narkotikëve, dhënia e makinës pa pasur patentë, shpejtësi e papërshtatshme dhe e pa matur. Libri “ Të mbeteni të gjallë” i kushton një vëmendje faktorit njerëzor gjatë aksidenteve në rrugë”.
Angazhimi i Gjeorgji Stojanovit nuk përfundon me shkrimin dhe me botimin e librit. Ideja e tij është që ajo të mund të arrijë mundësisht deri në një pjesë më të madhe nga njerëzit e rinj si dhe nxënësit nëpër shkolla:
“Do të fillojmë me disa shkolla në qytetin tim të lindjes Pleven. Premiera e parë, të cilën e bëj pjesërisht nga pikëpamja sentimentale do të jetë në shkollën e mesme “Ivan Vazov”, ku kalova 12 vjet nga jeta ime. Do të ketë prezantime dhe në disa shkolla të tjera të qytetit Pleven. Kemi ftesa dhe nga qytetet e tjera – Veliko Tërnovo, Varna, Gorna Orjahovica, Carevo. Nuk jam një ekspert rrugor, por mendoj të organizoj takime me nxënës të klasave të larta, me të cilët të diskutojmë në gjuhën e tyre, pa fraza të mësuara përmendsh. Do t’i njoh me pjesë të veçanta nga historitë. Planifikoj të ketë dhe një prezantim multimedial të kuadrove të zgjedhura nga aksidentet rrugore. Qëllimi im kryesor është të arrijmë deri tek të rinjtë, sepse mendoj se shoferët tanimë të afirmuar shumë vështirë mund t’i nënshtrohen ndryshimit të veseve dhe zakoneve. Vendosa se kjo temë e prezantuar në bazë të një mënyre të pranueshme në një gjuhë të kuptueshme, do të detyrojë shumë vajza dhe djem të rinj, të cilët do të ulen pas timonit në të ardhmen, të kuptojnë në kohë sesa e rëndësishme është të jenë të përgjegjshëm dhe të arsyeshëm, që të mos të vriten dhe të mos të kthehen në vrasës në rrugë.”
Gjatë kohës së shkrimit të librit Gjeorgji Stojanovi është takuar me njerëz, të cilët në mënyra të ndryshme “janë ndeshur” me problemin “lufta nëpër rrugë”:
“Në themelin e vet libri përfshin dhe histori të pjesëmarrësve në incidentet rrugore, dëshmitarë të katastrofave, policë, të afërm dhe miq të të vdekurve dhe të plagosurve. Por, në të nuk ka ndërhyrje në tragjeditë personale, nuk ka sensacione. Në një pjesë nga historitë bile nuk përmenden emra. Me rëndësi është se njerëzit tregojnë për gabimet të cilat i kanë bërë. Disa të tjerë tregojnë për vetë përjetimin, për tmerrin dhe vuajtjen. Janë përfshirë histori, të cilat tregojnë se na mungon disiplinë, instinkti për vetëmbrojtje. Kohët e fundit njerëzit janë shumë të pakujdesshëm ndaj jetës së vet dhe ndaj asaj të të tjerëve, kur ndodhen në rrugë”.
Mesazhi të cilin Gjeorgji Stojanovi do që ta drejtojë ndaj pjesëmarrësve në lëvizjen nëpër rrugë është se sa i errët, kaq dhe i thjeshtë:
“Duhet që të flitet shumë dhe të veprohet sa i përket parandalimit. Me të vërtetë e shkrova këtë libër me të gjithë zemrën time dhe me shpresë se mbase do të jetë e dobishme. Viktimat në rrugë duhet të pakësohen, sado utopike që të tingëllojë. Çdo një incident në rrugë është i lidhur me shumë dhimbje dhe vuajtje. Do të doja që ata të cilët do t’i lexojnë këto histori, të mos t’i harrojnë. Dhe të mos t’i thonë vetes, se atyre nuk mund t’u rastisë. Do të doja që pasi të lexojnë librin, të kuptojnë se, çdo një mjet transporti mund të jetë një armë dhe të marrë jetë njerëzore”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..