Në Plovdiv filloi ndërtimi i një instalimi të gjallë prej lulesh me moton “Sill ngjyrë në Qytetin e Vjetër!” Iniciativa është me rastin e 50 vjetorit të krijimit të Institutit Bashkiak "Plovdivi i Lashtë".
Organizatorët Fiori & Regali Plovdiv, Asociacioni i floristëve në Bullgari dhe dizajnerja Petia Anastasova kanë ndërtuar një konstruksion prej metali, një model të vogël të Shtëpisë së Ballabanovit – një shtëpi-emblemë në qytetin e vjetër, një prej simboleve të arkitekturës, artit dhe dizajnit të brendshëm në periudhën e Rilindjes Bullgare.
Çdo një banor i Plovdivit, ose vizitues i qytetit mund të sjellë lule për instalimin në fjalë. Pritet që në Ditën e Dafinave Shtëpia e Ballabanovit prej lulesh të shndërrohet në një vend të shkëlqyeshëm për fotografi.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..