Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria po mendon për masa për inkurajimin e turizmit të organizuar

Foto: culturaltourism.info

Gjatë viteve të fundit turizmi bullgar zhvillohet me sukses. Në vitin 2018 për herë të parë vizitat e turizave të huaj u bënë më shumë se 9,2 miliona, duke regjistruar një rritje prej 4,4%. Këtë e konstatoi Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova, e cila hapi Ekspozitën e XVI Ndërkombëtare “Turizmi Kulturor” në qytetin Veliko Tërnovo të Bullgarisë Qendrore. Ministrja nënvizoi se Bullgaria është ndër 3 vendet më të pasura evropiane sa u përket artefakteve të zbuluara, pas Italisë dhe Greqisë dhe se vendi ynë po punon për popullarizimin e kësaj pasurie. Angellkova tha gjithashtu se sivjet është regjistruar një ulje 2% të prenotimeve të hershme turistike, por diskutohen masa për inkurajimin e turizmit të organizuar. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

EK: Rreziku i lartë i varfërisë dhe pabarazia e konsiderueshme e të ardhurave në Bullgari

Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..

botuar më 24-05-12 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në orët e mëngjesit do të ketë më shumë vranësira në rajonet ekstreme lindore dhe jugore, por pa reshje. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...

botuar më 24-05-10 7.35.MD

Ka një rritje të numrit të refugjatëve ukrainas në Bullgari

Dy vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë , fluksi i refugjatëve nuk ndalet dhe aktualisht po rritet sërish pas një rënie të caktuar. Këtë e deklarojnë ukrainasit që jetojnë në Bullgari, të cilët ndihmojnë në përshtatjen e të sapoardhurve...

botuar më 24-05-10 6.27.MD