Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

Allafrënga – shenjë për afrimin e Plovdivit drejt kulturës evropiane në mesin e shekullit të 19

10
Shtëpia e Kujumxhiut

Si pjesë nga “Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019”, Muzeu Etnografik Regjional në qytet ka përgatitur një vështrim interesant ndaj realitetit rilindës. Miqtë dhe banuesit do të mund të shijojnë pjesë nga kjo histori në ekspozitën “Koha Allafrënga” (18 prill-18 qershor). Partnerë janë Instituti Komunal “Plovdivi i Lashtë” dhe fondacioni “Plovdivi 2019”.

"Allafrënga është një stil specifik i kulturës në qytetin Plovdiv në mesin e shekullit të 19 – sqaron Llora Hristozova nga Muzeu Etnografik Regjional. Qyteti afirmohet si një qendër e rëndësishme administrative, e artizanatit dhe tregtare në Turqinë Evropiane, kurse kontaktet me Evropën dhe Lindjen e Afërt krijojnë kushte të favorshme për thyerjen e stilit patriarkal dhe krijimin e një stili modern të jetesës. Pikërisht ky kalim nga tradita  drejt modernitetit mban emrin “Allafrënga” – “Sipas stilit francez”. Mirëpo, kjo kohë nuk duhet të konsiderohet  si një depërtim drejtpërsëdrejti i ndikimit kulturor nga Franca, por në një plan më të gjerë – si një modë e re, që vjen nga Evropa."

Fillimisht stili allafrënga është pritur keq  nga shoqëria orientale konservatore, por pak nga pak fillon të pranohet  si një modë zyrtare e qytetit. Ndryshimi vjen në të gjitha sferat e kulturës dhe të mënyrës së jetesës, kurse si rezultat i këtyre noviteteve formohet një përzierje  e kulturës vendase dhe asaj të ardhur nga “jashtë”. Në 10 module ekspozita tregon ndryshime karakteristike:


"Tregojmë për novitetet në interierin dhe mobilimin e shtëpisë. Formohen dhomat e veçanta – kuzhinë, dhomë gjumi, dhomë për fëmijët, fillon përdorimi i mobilieve me funksione konkrete - bibliotekë për librat, komodina nate, tavolinat e tualetit. Ka modul për modën e grave dhe të meshkujve. Për një tualet zyrtar femrash pranohet vetëm fustani i cili është në ngjyra të lehta dhe të zbehta. Kurse në ditën e përditshme veshja është në ngjyra më të errëta. Del korseja dhe hyjnë aksesorët për zonjat – pelerina, dorashkat, kapela, çadra, zbukurimet, kurse në veshjen e meshkujve – kollarja, papijonet, bastuni" – tregon Llora Hristozova.

Një modul i veçantë u është kushtuar komunikacioneve moderne. Biseda e parë telefonike është zhvilluar pikërisht në Plovdiv gjatë vitit 1879. Në periudhën e shfaqjes së stilit allafrënga bie dhe ekspozita e parë e Plovdivit (1892) në të cilën janë treguar makina qepëse “Singer”, armët e “Krupit”, fonografi i Edisonit.


"Gjatë kohës së të gjithë periudhës shumë gjëra ndodhin për herë të parë pikërisht në qytetin e Plovdivit – xhirimi i parë me “fenerin magjik”, paraprijës i kinematografit, themelohet  grupi i parë teatral profesional dhe godina e parë teatrale pas Çlirimit – teatri “Luksemburg”. Gjatë vitit 1878 del dhe numri i parë  i gazetës së parë bullgare të Bullgarisë së lirë “Marica”. Liturgjia e parë me rastin e Krishtlindjes, e shërbyer krejtësisht  në gjuhën bullgare  është në kishën e qytetit Plovdiv “Shën Mëria “gjatë vitit 1859. Shoqata e parë botuese është themeluar këtu nga Hristo G. Danov" – thotë Llora Hristozova. 

Në mesin e shekullit të 19 paraqiten dhe kënaqësi të reja si limonada dhe birra, e cila ofrohet me bukë të vogla të zeza dhe proshutë. Kafja tanimë nuk pihet në stilin turk, por në filxhan porcelani. Emancipimi i grave po kështu fillon në këtë periudhë, kurse disa gra bile i lejojnë vetes të ndezin cigare, që të mund të kenë imazhin e gruas fatale. Përhapen dhe ekskursionet në natyrë.


"Do të prezantojmë dhe një katalog me një hartë dhe udhëzues të allafrëngës si pjesë nga arkitektura e shtëpive në Plovdivin e vjetër dhe në muzeun tonë në shtëpinë e Kujumxhiut, sepse allafrënga quhen po kështu kamaret e murit të pikturuar me peizazhe nga qytetet e ndryshme ose të plotësuar me sende të vlefshme.


Ky do të jetë një lehtësim kureshtar për turistët, të cilët do të shikojnë një pjesë nga allafrëngat më interesante të Plovdivit me dimensione reale, kurse kjo nga ana e vet do t’i provokojë të vizitojnë shtëpitë përkatëse dhe t’i shikojnë si pjesë nga renditja e shtëpisë" – premtojnë nga Muzeu Etnografik Regjional Plovdiv.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Etnografik Regjional - Plovdiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD