Më 17 prill në Sofje dhe më 18 në qytetin e Plovdivit, Mirosllava Kacarova do të prezantojë një projekt të ri të titulluar Electronic Dreams. Ai i është kushtuar bashkëunitetit midis instrumenteve akustike dhe mjeteve elektronike. Këngëtarja ka zgjedhur përsëri muajin prill për premierën e vet, me qenë se pranvera jep një jetë të re dhe një fillim të ri.
Muaji prill është i përshtatshëm dhe për prezantimin e muzikës së re, kurse për Mirosllavën kjo është kthyer tanimë në një traditë. Çdo vit gjatë këtij muaji , koncertet e saj i kushtohen një teme të dhënë. Kësaj herë ajo dhe trioja e Mirosllav Turijskit do të prezantojnë variantin akustik-elektronik të këngëve të saj të njohura mirë si “Në mënyrë ironike”, “Parfume”, “Muzikë, martini dhe duhan” e të tjera. Çfarë do të dëgjojmë akoma në “Electronic Dreams”, tregon Mirosllava Kacarova:
"Elektronika është diçka e re për mua , por jo dhe kaq, me qenë se deri tani kam bërë disa prova sporadike në këtë drejtim. Shembuj për këtë janë këngët e mia “Si Bossa nova për të”, “Rrugë drejt verës pa fund”, “A do që përsëri të jesh ti” e të tjera. Këto janë këngë të mia më të vjetra, të cilat u pranuan shumë mirë nga publiku. Tani vendosa të mbledh të gjithë, të cilët janë të përshtatshëm për një interpretim në këtë stilistikë. Miro Turijski u frymëzua nga ideja ime dhe në Electronic Dreams publiku do t’i dëgjojë të aranzhuar sërish prej tij. Duke ndjekur tendencat më të reja në muzikën elektronike, ai shkroi dy kompozicione të reja – “Zgjim” dhe “Manushaqe”, në bazë të një tekstit tim. Zgjodhëm akoma disa këngë të mia të dashura nga koleksioni i shekullit të 20. Mes tyre ka kompozicione të Bijtëlls, Lenard Koen, Esbjorn Svenson... Shkaku të ndalem mbi to është një zgjedhja ime personale dhe emocionuese. Punoj bashkë me Mirosllav Turijskin tanimë 7 vjet. Ai është njeri dhe muzikant, i cili e kupton shumë mirë se çfarë dua të ndiej në muzikë dhe përkatësisht ta transmetoj përmes saj. Kur të dy vendosëm që ta bëjmë këtë projekt, e llogaritëm, se është mirë rreth nesh të ketë muzikantë, të cilët janë marrë me muzikë elektronike. I tillë është Aleksandër Lekov i cili ekzekuton në baset / një variant midis bas kitarës dhe kontrabasit/ dhe i pëlqen shumë të eksperimentojë me tinguj dhe efekte elektronike. Miro Turijski do të jetë në skenë me disa tastiera, të cilat do të luajnë po kështu një rol shumë të rëndësishëm për zërin. Pranë nesh në bateri është Mlladen Dimitrov, i njohur shumë mirë si DJ Moon. Ai bëri programet e disa prej këngëve me tingëllime specifike, të cilat i gjeneroi në mënyrë elektronike. Besoj se njeriu duhet të ndryshojë."
Pjesët në Electronic Dreams janë 14. Ky është një program i frymëzuar prej njerëzve, dhe jo nga intelekti artificial ose marrëdhëniet joreale. Pavarësisht nga “Ëndrrat elektronike” të cilat janë nën formën e muzikës këtu. Për Mirosllava Kacarovën dhe trion e Mirosllav Turijskit në vend të parë është muzika dhe jo kaq përcaktimi i saj si gjini. Këto këngë janë të bazuara mbi përsëritjen “hipnotike” të një teme të shkurtër, që fsheh rrezik, me qenë se fragmenti i dhënë mund të bëhet i thatë, i njëllojtë për dëgjuesin. Por, për fat të mirë, po të paraqitet në mënyrën e përshtatshme, ai fsheh në vetvete mundësi për një larmi të madhe.
Pas koncerteve në Sofje dhe Plovdiv, në fund të muajit maj, dy kompozicionet e reja do të incizohen në studio. Pas kësaj vjen koha e turneut të verës, në të cilin projekti do të prezantohet në qytete të ndryshme detare. Do të ketë dhe koncerte në të hapur – përsëri në qytetet Sofja dhe Plovdiv.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaAi punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..