Kryeministri Bojko Borisov u takua me homologun e tij gjeorgjian Mamuka Bakhtadze , i cili është për vizitë zyrtare në Bullgari. Takime zhvilluan dhe delegacionet e të dy shteteve. Ushte diskutuar bashkëpunimi në fushën e infrastrukturës, transportit dhe energjetikës. Mamuka Bakhtadze tha se Bullgaria hyn në Top 10 të partnerëve tregtarë të Gjeorgjisë. Ndër temat e diskutuara ishte shtimi i kapacitetit të trageteve mes të dyja vendeve dhe ndërtimi i korridorit digjital – d.m.th. vendosja e kabllos për shkëmbim të dhënash ndërmjet Bullgarisë dhe Gjeorgjisë. “Aktualisht kemi dy tragete në javë dhe ambicia jonë është numri i lidhjeve të arrijë deri në dy në ditë” -
bëri të ditur Bojko Borisov pas takimit.
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..