Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga maji fillon dorëzimi i ofertave për ndërtimin e Centralit Atomik Belene

Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova merr pjesë në forumin ndërkombëtar “Atomexpo” në vendpushimin rus Soçi, ku bisedoi me kompanitë, të cilat tashmë treguan interes për projektin për Centralin Atomik Elektrik “Belene” – me kompaninë ruse “Rosatom”, me atë franceze “Framatom” dhe atë amerikane “General Electric”. Drejtori ekzekutiv i Kompanisë Elektrike Kombëtare Petër Iliev tha se investitorë hungarezë gjithashtu kanë vizituar kantierin në Belene dhe kanë treguar interes. Investitorët potencialë mund të aplikojnë për pjesëmarrje në projektin e Centralit Atomik Elektrik Belene që nga fillimi i majit, kur procedura do të botohet në Fletoren Zyrtare të BE-së, informoi Ministrja Petkova. Afati për dorëzimin e ofertave është 90 pas publikimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD