Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Rumanisë Bojko Borisov dhe Viorica Dăncilă u morën vesh për vendosjen e gurit të themelit të urës së tretë mes dy vendeve tona mbi lumin Danub që javën tjetër. Ura do të jetë midis Svishtovit dhe Zimnicea, deklaroi Kryeministri Borisov në Dubrovnik gjatë takimit “16 + Kina”. Në Parlament Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov tha se vetëm për ndërtimin e urës së re pranë Ruse – Giurgiu mund të përdoren mjete evropiane, sepse lidhja është pjesë e rrjetit transevropian të transportit. Për ndërtimin e urëve tek Orjahovo – Bechet, Nikopol - Turnu Măgurele, Svishtov – Zimniç ose Silistra – Călărași do të ketë nevojë për mjete buxhetore, ose për para nga partneritetet publiko-private, saktësoi Ministri.
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..