“Festivali muzikor evropian” vazhdon më 12 prill me koncert të korit të Fëmijëve “Pim-Pam”. Do të tingëllojnë këngë të dashura, të krijuara nga Boris Karadimçevi (1933-2014), drejtues shumëvjeçar i korit “Pim-Pam”. Në fillim kori i fëmijëve është mes grupeve pjesëmarrëse në Pallatin e pionierit. Kurse nën emërtimin “Pim-Pam” bëhet i njohur pas një pjesëmarrjeje në festivalin ndërkombëtar “Orfeu u Artë” në Sllënçev brjag, ku këngëtarët e vegjël është dashur të këndojnë një këngë, kushtuar kozmonautit të parë bullgar Gjeorgji Ivanov.
Irena Hristova, drejtuese artistike e korit “Pim-Pam”, tregon:
“Grupi vokal pranë Pallatit të pionierëve”... emri ka qenë i gjatë dhe Boris Karadimçevi u ka propozuar fëmijëve të zgjedhin diçka tjetër, më karakteristike. Tregonte sesi kanë shëtitur, duke kërkuar fjalë për magjinë dhe bukurinë e zërave të fëmijëve, të cilat tingëllojnë si zile të vogla. Dhe ashtu, si në formë loje ka lindur emri “Pim-Pam” . Pas ndryshimeve nga viti 1989 formacioni bëhet privat. Këngëtarët tanë më të vegjël sot janë 4 vjeç dhe qëndrojnë këtu derisa tu këndohet. Dihet se “Pim-pam” qe “laboratori” i Boris Karadimçevit. Autor i pop-këngëve të cilat janë bërë të njohura, ai krijoi dhe pamje të shkëlqyer në fushën e këngës për fëmijë. Tekstet janë shumë të bukura, muzika është e freskët, ne e duam këtë repertor.
Në sallën “Bullgaria” fëmijët do të festojnë 40 vjetorin bashkë me Orkestrën e Klasik FM radios nën drejtimin e dirigjentit Grigor Palikarov. Drejtuese është artistja Gjergana Stojanova.
"Koncerti është shfaqja e parë e madhe e grupit, në të cilin do të këndojmë të gjitha këngët në shoqërim të orkestrës simfonike – thotë akoma zonja Hristova. Kjo nuk ndodhet shpesh dhe ne jemi shumë të lumtur. Disa nga orkestrimet janë bërë nga Boris Karadimçevi për pjesëmarrje të ndryshme përpara disa viteve, të tjerat janë vepër e Valeri Kostovit. Gjithmonë kemi pasur në repertorin tonë këngë, në të cilat solistë janë aktorë dhe këngëtarë profesionalë – Todor Kolev, Maja Novosellska, Vasill Najdenov, Margarita Hranova e të tjerë. Në koncert kemi përfshirë këngë të njohura si “Qyteti ynë”, “Heshtja e Bardhë”, “Njerëz dhe rrugë”. Për solistë në këto versione të reja kemi ftuar Vesella Dellçeva dhe Vlladi Mihajllov, të njohur nga spektaklet e programit muzikor Mamma Mia. Miku ynë i posaçëm është aktori Gjeorgji Mamalev, i cili do të këndojë “Robinzon Kruzo” dhe “Pasuria” kurse regjisori-producent i të gjithë spektaklit është profesori Aleksandër Iliev i cili do të marrë pjesë si aktor në pantomimë. Gjithmonë kemi kërkuar ndihmën e koreografëve, regjisorëve të cilët të “zhvillojnë dhe ta thyejnë” prezantimin skenik."
Në ekip punon dhe një “pimpam” pak i rritur – aktorja e re Anna Simova, e cila kujdeset për përgatitjen skenike të fëmijëve.
"Fillova të këndoj në “Pim Pam” gjatë vitit 1997 dhe jam mes të parëve, të cilët kanë mbetur dhe pas moshës 14 vjeçe – tregon Anna. E ndieja se vendi im është aty dhe nuk doja që të ik, pavarësisht se të tilla qenë rregullat atëherë. Mund të thuhet se unë e vura fillimin - tani pjesëmarrësit mbeten deri në moshën 18-19 vjeç. Përfundova Akademinë Kombëtarere të Arteve Kinematografike Teatrale përpara disa vjetëve dhe aktualisht jam në praktikë të lirë, që të mundem të merrem me gjërat e dashura dhe të preferuara prej meje. Mua më pëlqejnë sportet ekstreme, prej një farë kohe jam dhe guit në Sofje. Por, më e rëndësishmja është të punoj me fëmijët. Kur duhej të dal nga radhët e grupit, Papa, siç e quanim Boris Karadimçevin më propozoi një herë në javë të ndihmoj me grupin e madh, pas kësaj pak nga pak fillova t'u jap mësim dhe të vegjëlve. Ideja e tij qe të bëjmë diçka si akademi, në të cilën fëmijët të kenë dhe orë të veçanta për mjeshtëri artistike, vallëzime, instrumente muzikore. Në fakt ne realizuam ëndrrën e tij - përpara rreth dy vjetëve realizuam programin muzikor “Kasting”, në të cilin fëmijët qenë aktorë të vërtetë të cilët këndojnë. Për mua Boris Karadimçevi qe jo vetëm pedagog, por diçka si një baba i dytë. Ai më orientoi drejt zhvillimit të talentit tim prej aktori. Në sajë të tij kam një vështrim të ndryshëm ndaj jetës, bile fakti se duke qenë fare të vegjël ai na mësoi të dëgjojmë “The Beatles”, ndryshoi mënyrën tonë të të menduarit si njerëz të pjekur."
“Pim-Pam” do të zhvillojë koncert dhe në kuadrin e Plovdivit – kryeqyteti Evropian i Kulturës më 15 prill, në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov”, kur bashkë me “pimpamët” e vegjël në skenë do të jetë “Kori i djemve të Plovdivit” me dirigjente Millka Toledova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..