Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po bien si shi dorëheqjet për shkak të skandalit me apartamentet e politikanëve

Foto: BGNES

Botimet e shtypit në Bullgari e përqendrojnë vëmendjen mbi vargun e vazhdueshëm të dorëheqjeve për javë të tretë të radhës mes qeveritarëve në lidhje me skandalin për marrjen e apartamenteve të reja me çmime çuditërisht të ulëta.

Gazeta “Dnevnik” thekson se, vetëm gjatë ditës së djeshme janë dhënë tre dorëheqje të reja – të nënprefektit të Sofjes Tomi Nikollov, për shkak të publikimeve në media se ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme shtëpi mbi një tokë bujqësore, të deputetit Deljan Dobrev, për shkak të një lajmi të “rremë” sipas tij, se njerëz të tij të afërt kanë fituar prona të patundshme me çmime shumë të ulëta, dhe të kryetarit të bashkisë së qytetit detar Sozopoll Panajot Rejzi për dhjetëra marrëveshje të dyshimta të lidhura prej tij për punime ndërtimore, disa prej të cilave të shoqëruar me falsifikime dokumentash.  Në fakt, shumë shpejt pas lajmit për tërheqjen e tij, Rejzi deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare  se ikën nga radhët vetëm të partisë GERB, por mbetet kryetar bashkie i qytetit Sozopoll.

Mediat rikujton se, gjatë javës së kaluar Kryeministri Bojko Borisov rekomandoi që çdo një i përzier në skandal me blerjen e pronave me çmime nën ato të zakonshmet për tregun e lirë të japë dorëheqje ose të dalë në një pushim të gjatë, derisa organet të bëjnë kontrollimet e duhura. Për shkak të korrupsionit në pushtet, presidenti Rumen Radev thirri Këshillin Konsultativ për Siguri Kombëtare, kurse pasi asnjë nga partitë nuk e përkrahu deklaratën, e propozuar nga Radevi, ai u bëri thirrje shtetasve bullgarë që të mos tolerojnë shfaqjet e korrupsionit dhe të amullisë së institucioneve shtetërore.Gazeta “Kapital”komentoi se, ngjarjet në disa momente  duken  jashtë kontrollit të Kryeministrit Biorisov, dorëheqjet, të cilat bien si pikat e shiut sikurse nuk sjellin qetësinë e duhur në shoqëri, por në mënyrë paradoksale në këtë etapë nuk ka të ngjarë që stabiliteti i qeverisjes të jetë i lëkundur, apo të paktën deri në zgjedhjet parlamentare evropiane në fund të muajit maj, mbase nuk ka një frikësim serioz për dorëheqje të kabinetit.

Gazeta “Dnevnik”  komenton se me dorëheqjet e fundit “viktimat” e skandalit të pronave të lira u bënë 7. E para e dha dorëheqjen Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva, kurse pas saj këtë e bënë zëvendësministrat e energjetikës Krasimir Përvanov dhe të sportit Vanja Koleva. Nga posti kryetar i Grupit Parlamentar i partisë GERB u largua Cvetan Cvetanovi. Përveç atyre të cilët dhanë dorëheqje për marrëveshje të dyshimta me prona të paluajtshme, janë kontrolluar ende Kryetari i Komisionit kundër korrupsionit dhe të sekuestrimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme Pllamen Georgjiev, si dhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Hetimit Borisllav Sarafov. Prokuroria e Lartë e Kasacionit dhe Komisioni kundër korrupsionit kanë filluar kontrollime për ligjshmërinë e pronave të reja të paluajtshme të Ministres së turizmit Nikolina Angjellkova dhe të deputetit të Partisë Socialiste Bullgare Valeri Zhabljanov.Autor:

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD