Jeta e firmave të sektorit të rëndësishëm të transportit në ekonominë bullgare nuk duket aspak e lehtë këto ditët e fundit, ndërsa perspektivat e afërta nuk na qetësojnë në asnjë mënyrë. Ato morën dy goditje të dhimbshme, të cilat vetëm e forcuan dëshpërimin e tyre nga autoritetet dhe nga BE-ja. Pas protestave para rreth dhjetë ditësh në Strasburg para Parlamentit Evropian, madje u ndez një kamion në Plovdiv si shenjë pakënaqësie. Cilat janë shqetësimet e sektorit të transportit në Bullgari?
Së pari Ministria e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit shpalli oferta me përmasën e tol-taksave, të cilat duhet të hyjnë në fuqi për kamionët dhe autobusët e pasagjerëve që nga data 16 gusht i këtij viti. Sipas ekspertëve ato e kanë shokuar biznesin, megjithë sigurimet se taksat e propozuara janë më të ulëtat në Evropë. Ndërkaq, Parlamenti Evropian miratoi në lexim të parë me shumicë minimale të ashtuquajturën pako “Mobilitet”, i cili nuk pranohet nga firmat bullgare ndërkombëtare të transportit, sepse rrezikon ekzistencën e tyre. Ky është mendimi edhe i kolegëve të tyre nga Polonia, Rumania, Hungaria dhe vendet baltike.
Në fakt pritet që së shpejti në vend të aplikohet një sistem hibrid pagimi për përdorimin e rrugëve. Për veturat mbeten në fuqi pullat për taksën rrugore, derisa kamionët dhe maunat do të paguajnë tol-taksa. Qëllimi i qeverisë është që në këtë mënyrë të rriten konsiderueshëm të ardhurat nga taksat, gjë që do të lejojë ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e tyre më të mirë.
Tol-sistemi po krijohet nga firma austriake КарѕсhТrаffісСоm, e cila ka përvojë të konsiderueshme në këtë veprimtari, ndërsa çmimi është 90 mln euro. Në tol-sistem do të përfshihen 10 800 km rrugë prej të gjithë 40 mijë kilometrave të rrugëve të vendit. Në qoftë se janë mbi 3.5 tonë, kamionët dhe maunat do të duhet të paguajnë taksa në varësi të tonazhit të kamionit, distancës së kaluar, karakteristikës teknike të rrugës dhe treguesve ekologjikë të automjetit. Të ardhurat e pritura janë me përmasë 500 mln euro. “Sipas idesë së reformës, ai që përdor dhe dëmton duhet të paguajë më shumë dhe përkatësisht pesha bie mbi kamionët dhe maunat” – vë në dukje Instituti për Ekonomi të Tregut. Mirëpo, paratë për taksat, të cilat janë më të larta nga taksat e deritanishme rrugore, mund të sigurohen vetëm po të rriten çmimet e shërbimeve të transportit. Tashmë llogaritet se sa do të kushtojnë mallrat dhe transporti i autobusit pas hyrjes në fuqi të tol-taksave. Më të pakënaqura janë firmat e autobusëve.
Goditja e dytë kundër transportuesve automobilistikë bullgarë ishte miratimi i pakos “Mobilitet” në lexim të parë në Parlamentin Evropian. Edhe transportuesit, edhe autoritetet në Bullgari janë kundër kërkesës që transportuesit të pushojnë jashtë kabinës së kamionit, që ngasin, të kthehen në Bullgari në çdo 4 javë dhe përmasa e shpërblimeve të tyre t’i përgjigjet nivelit të këtyre parave në shtetin, ku gjenden transportuesit. Në një letër dërguar kryetarit të Parlamentit Evropian Antonio Tajani Presidenti Rumen Radev deklaroi se “ndryshimet e parashikuara legjislative janë në kundërshtim me tregun unik evropian dhe shkelin parimet për lëvizje të lirë të mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitaleve në kuadrin e Bashkësisë.”
Në një deklaratë me të njëjtin rast Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov deklaroi se “Parlamenti Evropian voton krejtësisht tekste restriktive. Kjo vërteton për herë të radhës se qëllimi është rishpërndarje e përqindjeve të tregut dhe jo përmirësim i kushteve sociale të punës së transportuesve.”
Me rastin e pakos “Mobilitet” mund të thuhet se faktikisht kjo ishte hera e parë, kur Sofja shpalli se është kundër dispozitave të BE-së, duke menduar se ato i prekin interesat kombëtare. Ka shpresa për ndryshim lidhur me Parlamentin e ri Evropian, i cili do të zgjidhet gjatë muajit maj. Synimi është që të gjendet ndonjë kompromis dhe të paktën disa prej dispozitave që janë në dëm të transportuesve bullgarë dhe të atyre ndërkombëtarë nga Evropa Lindore, të ndryshohen, që të mos arrihet në protekcionizëm ekstrem dhe thellim të ndarjes së Bashkimit në një bërthamë të pasur dhe të privilegjuar dhe në një periferi të prapambetur dhe të injoruar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..