Carina Marinkova është pianiste, që lindi në Bullgari, ndërsa violinistja Anna Antipova është nga Ukraina. Pasi u njohën para disa vitesh filluan të luajnë së bashku më parë në takime me miq, pas kësaj formuan duo. Të dy muzikantet pasi mbaruan arsimin muzikor në vendet e lindjes, vazhduan studimet në Holandë. Emri u duos u formua tekstualisht nga familjet e tyre. “Për ne të dy çdo dalje në skenë dhe çdo ekzekutim është i vetmi dhe i papërsëritshëm – tregon Carina. – Kur formuan duon ishte një periudhë kur lexova shumë libra për budizmin dhe sapo zbulova fjalën “antima”, gjë që do të thotë “rilindja e fundit dhe definitive”. Për ne të dy çasti në skenë është “antima”. Pak më vonë zbuluam, se Anti (nga Antipova) dhe – Ma nga Marinkova) formojnë po këtë fjalë.
“Kur isha 18 vjeçare nisa studimet në Holandë, ku në Grjoningen u diplomova baçelor ndërsa në Amsterdam master. Mbeta në vend për të zhvilluar karrierën time të ekzekutueses. Që prej dy vitesh jetojmë në Slloveni – vendlindjen e bashkëshortit tim – një muzikant xhaz. Para disa vitesh me një trio ishin mysafirë të Festivalit Xhaz në Bansko ku u njohëm me Anna Antipovën. Me të shumë shpejtë u miqësuam dhe filluam të japim koncerte bashkë, në atë periudhë ajo mbaronte konservatorin në Roterdam. Para kësaj ajo kishte mbarua për master në Kiev. Tani ajo banon në Amsterdam. Një ansambël i dhomës dhe një duo formohen gjatë viteve, por që nga vet fillimi zbuluam se jemi bashkëmendimtare. Neve të dy na pëlqejnë gjërat e pazakontë. Unë bëj eksperimente edhe me muzikën klasike ku gjërat janë të caktuara.”
Gjatë shkurtët duo “Antima” prezantoi në Holandë albumin e vet të parë “Reflektime në do minor” (Reflections in c moll). Të gjitha veprat e përfshira në të janë në tonalitetin do minor. Në koncertet që patën bashkë me veprat e albumit të dy muzikantet prezantuan dhe një pjesë prej programit të ri, në të cilin ka edhe vepra bullgare.
“Prezantuam dy vepra emblematike për muzikën bullgare – Rapsodinë “Vardar” nga Panço Vlladigerov dhe pjesën “Sevdana” nga Georgi Zllatev-Çerkin. Publiku në Holandë e mirëpriti ato vepra. Ndoshta do të incizojmë një album fund e krye me vepra të tilla. Aktualisht organizojmë turne në Bullgari. Në fillim të vitit 2020 do të kemi koncerte në Gjermani. Jemi me shpresë që do të kemi mundësi të prezantojmë albumin edhe në vende të Azisë. Pasi u transferuam për banim në Slloveni, sikur projektet time në Holandë u zmadhuan dhe tani udhëtoj shumë. Në Slloveni kemi një projekt familjar me bashkëshortin, me vëllain e tij dhe me shoqen e vëllait, të cilët janë valltarë të mrekullueshëm. Ai i është përkushtuar dashurisë jo vetëm midis njerëzve, por edhe për muzikën dhe për vallëzimin. Këtë projekt do të prezantojmë në sallën prestigjioze Cankarjev dom në Lubjanë. Krahas kësaj po përgatit edhe një album solo. Me duon “Antima” planifikojmë një projekt, i cili do të përbëjë një vazhdim i albumin të parë, por kësaj here do të kërkojmë reflektimin në arte të tjera. Më pëlqejnë projekte që mbajnë një nuancë eksperimentale...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..