Në Beograd u zhvillua një takim operativ për ngritjen e një kandidature të përbashkët nga Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Serbia për mikpritjen e Mondialit 2030 dhe Euros 2028. Katër federatat e futbollit njoftuan se kanë diskotuar hapa konkretë për realizimin e iniciativës. Theksi u vu mbi ndërtimin e impianteve dhe infrastrukturës sportive. Përfaqësuesi i Bashkimit Bullgar të Futbolli Jordan Leçkov theksoi ambiciet e vendit për ndërtimin e stadiumeve dhe bazave të reja, të cilat t’i kënaqin kërkesat e centraleve futbollistike botërore dhe evropiane. Takimi i ardhshëm i katër shteteve ballkanike kandidate për organizatore me përfaqësues të ministrive të sportit do të mbahet më 13 prill në Selanik.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...