Në fund të vitit të kaluar, me vendim të Këshillit të Ministrave, Ekonomia e Gjuetisë “Kriçim” iu dha Ndërmarrjes Shtetërore Jugperëndimore për administrim falas.
Ekonomia shtrihet nja 5 kilometra larg autostradës “Trakija” në një park të bukur me pyje shekullore prej lisi të cilët ishin pjesë e Pyllit të dikurshëm të Madhërishëm Bullgar.
Parashikohet që në pjesën e parkut të rivendosen itineraret turistike, ndërsa në godinë të veçohen salla, ku vizituesit do të njihen me historinë e pronës së dikurshme të gjuetisë të princit Ferdinand.
Në ekonomi ka 460 drerë lopatarë, 40 muflonë, 350 fazanë, më se 500 thëllëza të fushës, sorkadhe dhe nja 20 derra të egër.
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Vendpushimi “Albena” në bregdetin veriore bullgar festoi përvjetorin e tij me 11 mijë turistë, njoftoi BTA. Shumica e të ftuarve janë nga Gadishulli Skandinav, po rritet edhe numri i francezëve, çekëve dhe polakëve. Turistët bullgarë dhe rumunë kanë..
Bazilika Episkopale e Filipopolisit është një shembull i gjallë se si mbështetet zhvillimi i turizmit kulturor bullgar, tha ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev në takimin me Nancy Schiller, presidente e Fondacionit "Amerika për..