Pothuajse 200 fëmijë bullgarë nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Ukraina, Shqipëria, Serbia dhe nga Rodopet Perëndimore dhe rajoni i Tervelit janë duke marrë pjesë në edicionin e XXIV të Seminarit Pranveror të Fondacionit “Kujtesa Bullgare” në Kranevo (Bashkia e Ballçikut, Bullgari Verilindore), i cili do të vazhdojë deri më 5 prill. Motoja është “Inovacionet, progresi dhe bota digjitale”. Qëllimi është që fëmijët të arrijnë të ndiejnë pulsin e botës moderne dhe të marrin dituri në një mënyrë interesante, provokuese dhe interaktive.
“Duam që seminaret të formojnë në një shkallë maksimale identitet evropian te pjesëmarrësit, si dhe të forcojnë edhe më shumë dashurinë e tyre ndaj Bullgarisë, duke u takuar me moshatarët e tyre nga shtete të ndryshme dhe nga pjesat verilindore dhe jugperëndimore të Bullgarisë –pohon Monika Panajotova, anëtare e Këshillit Konsultativ të fondacionit dhe ish-Zëvendësministre për Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së. –Përveç kësaj duam t’i ndihmojmë sa më shumë të rinjtë në zhvillimin e tyre, duke u dhënë atyre mundësinë për t’u njohur me profesionet dhe dituritë e së ardhmes, të cilat kanë të bëjnë me transformimin digjital të shoqërisë dhe të ekonomisë.”
Seminaret janë një platformë e vlershme, e cila i lejon bullgarët e vegjël nga bashkësitë jashtë shtetit të përfitojnë nga mundësitë që na jep BE-ja, shton Monika Panajotova:
“Përveç ndaj teknologjive fëmijët shfaqin interes edhe ndaj BE-së dhe institucioneve të tij, sepse ata janë nga shtete, të cilët ende e kalojnë rrugën drejt anëtarësimit në bashkësinë evropiane.”
“Ai është vepër e inxhinierëve të rinj bullgarë software dhe e vullnetarëve nga “Roboliga”. Ata e kanë mbaruar arsimin e tyre në Bullgari, punojnë këtu dhe janë një shembull i shkëlqyeshëm për pjesëmarrësit në seminar. Roboti karakterizohet me dizajnin e vet humanoid dhe mënyrën interesante, në të cilën i rikrijon lëvizjet e pjesëmarrësve. Ai përbën lidhjen mes botës virtuale dhe asaj reale dhe kontribuon për pjesëmarrjen aktive të të rinjve. Në seminar, përveç temës për Evropën, me ndihmën e lektorëve të ndryshëm do të përpiqemi që t’i zhytim fëmijët në botën e realitetit virtual, sipërmarrësisë digjitale, programimit 3D dhe të nanosateliteve”.
Çfarë është synimi i fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe pse formati konsiderohet si urë mes kulturave. Ja se çfarë na tregoi Monika Panajotova:
“Qëllimet e fondacionit vërtetë i janë drejtuar integrimit të të rinjve nga diaspora tradicionale bullgare. Ne u tregojmë atyre mundësitë për investime në potencialin e tyre, si në Bullgari, ashtu dhe në BE. Është shumë e vlershme mundësia që njerëzit e rinj nëpërmjet metodave interaktive të përvetësojnë aftësi të veçanta, por edhe të takohen me profesionistë nga sfera të ndryshme- sipërmarrësia, organizatat joqeveritare, mediat, biznesi, institucionet evropiane etj. Kështu qe ata mund të fitojnë përvojë, ide dhe frymëzim nga shembujt e suksesshëm të shoqërisë civile bullgare.”
Bullgarët e vegjël nga bashkësitë jashtë shtetit kanë vizion për Bullgarinë dhe shprehin dëshirë për të bërë studime te ne:
“Pjesëmarrësit në seminar kanë një qëndrim shumë pozitiv sa u përket programit, mundësive për pjesëmarrje, punës në ekip me njerëz të rinj nga kënde të ndryshme të Kontinentit të Vjetër, duke folur në bullgarisht – një prej gjuhëve zyrtare të BE-së. Rreth 80 për qind e pjesëmarrësve në seminaret gjatë viteve të kaluara pas kësaj e konsiderojnë Bullgarinë si një destinacion të përshtatshëm arsimor, si dhe BE-në në përgjithësi. Ata flasin për Bullgarinë përmes kujtimit të shtrenjtë të gjysheve, stërgjyshërve dhe prindërve të tyre. Është shumë bukur të dëgjosh për mëmëdheun e vet përmes shikimit dhe pritjeve të të rinjve, të cilët e mbajnë Bullgarinë në zemrën e tyre.”
Në hapjen e seminarit në Kranevo Kryetari i fondacionit dr. Milen Vrabevski bëri të ditur se në të ardhmen seminaret do të zhvillohen edhe jashtë kufijve të Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..