Që sot qyteti Shumen pret pjesëmarrës dhe miq në festat korale për fëmijë dhe adoleshentë “Dobri Vojnikov”. Festivali vazhdon deri më 7 prill, kurse organizatori kryesor është bashkia në qytet, kori mikpritës është “Bodra pesen” me dirigjent Denica Uzunova.
"Për ne është një kënaqësi të përshëndesim pjesëmarrësit në edicionin e 25 të festave - thotë zonja Uzunova. Të themeluara gjatë vitit 1971, ato zhvillohen në çdo dy vjet. Fillimin do ta vëmë sot, në takimin me kryetarin e bashkisë së qytetit Shumen, zoti Ljubomir Hristov, nën patronazhin e të cilit zhvillohen festat. Që në orën 17.30 para Teatrit të Kukullave “Vasill Drumev” është ceremonia festive rreth hapjes së festivalit. Disa minuta pas kësaj, në hyrjen e teatrit ftojmë miqtë tanë në një ekspozitë retrospektive, e cila ndjek edicionet e kaluara me fotografi të shumta, materiale arkivore, afishe. Në koncertet gjatë kohës së festivalit do të paraqiten 9 kore nga Bullgaria, Greqia dhe Rumania. Kori ynë hap mbrëmjen e parë, kur do të prezantojmë dhe grupin e ri të korit “Bodra pesen”. Mes titujve në programin tonë është “Mësim në gëdullka” – një këngë të cilën e shkroi për ne kompozitori Nikollaj Stojkov dhe e cila na ka sjellë mbi 30 dekorata nga konkurset ndërkombëtare korale. Po në këtë natë do të dëgjojmë dhe korin e Shkollës Kombëtare të Arteve Popullore “Filip Kutev” në qytetin Kotell. Më 5 prill në skenën e festivalit do të prezantohen “Kori i të Rinjve” pranë Shkollës Kombëtare të artit skenik dhe muzikor “Profesor Panço Vlladigjerov” të qytetit Burgas, kori “Fantazia” pranë Pallatit të Fëmijëve në qytetin Vaslui të Rumanisë me dirigjent Vasile Negura dhe kori pranë shkollës së mesme muzikore Alimos Music Secondary School të Athinës së Greqisë me dirigjente Rosie Mastrosavva. Në natën e fundit do të prezantohet kori i shkollës “Sava Dobropllodni”në qytetin tonë, po kështu dhe Kori i Përzier “Orfeu” i gjimnazit të arteve Arts High School nga qyteti Brailla-Rumani dhe ansambli vokal “Fortisimo” nga qyteti Burgas (Bullgari Lindore). Koncerti i madh do të përfundojë me interpretimin e korit të përzier të Filarmonisë Shtetërore të qytetit Shumen me dirigjent Sllavill Dimitrov. Këngëtarët do të do të prezantojnë premierën e veprës “Missa pro Juventute” të kompozitorit të ri slloven Tine Bec. Për herë të radhës do të jepet dekorata për dirigjentin më të mirë, e cila mban emrin e profesoreshës VenetaViçeva. Dekorata është siguruar nga fondacioni me të njëjtin emër – Veneta Viçeva është themeluesja e festivalit dhe e korit “Bodra pesen”. Juria prej muzikantëve të njohur bullgarë do të përcaktojë fituesin e sivjetshëm të çmimit."
Në kuadrin e festivalit është parashikuar dhe takimi me profesorin Nikollaj Stojkov , në të cilin doktoresha Nikolina Kroteva do të prezantojë monografinë e vet, kushtuar kompozitorit. Një novitet në programin e festivalit është koncerti për muzikë fetare në kishën e qytetit më 7 prill. Në të do të marrin pjesë 5 grupe – pjesëmarrëse të festivalit, si dhe kori i fëmijëve pranë kishës “Fjetja e Virgjëreshës Mari” të qytetit Varna, i cili mbërrin posaçërisht për këtë rast.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..