Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turbullira politike pas shitblerjeve skandaloze të banesave ka, por jo aq të forta

Foto: Foto: BGNES

Në ditën e fundit të muajit mars partia GERB shpalli listën e kandidat- deputetëve,  me të cilën bashkë me Bashkimin e Forcave Demokratike do të paraqitet në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Sot, Bullgaria ka 17 eurodeputetë, 6 prej të cilëve janë nga partia GERB. Në votimin për PE në fund të muajit maj, partia GERB pret bashkë me Bashkimin e Forcave Demokratike të fitojë 8 vende. Një nga vendet është rezervuar për përfaqësuesin e Bashkimit të Forcave Demokratike, kurse kjo do të thotë se partia GERB pret që të shtojë deputetët e vet nga 6 në 7. Tingëllon në mënyrë mjaft optimiste, duke pasur parasysh prognozat për turbullira politike për shkak të dorëheqjes së liderit parlamentar të partisë GERB Cvetan Cvetanov, të ministres së drejtësisë Cecka Caçeva  dhe të dy zëvendës-ministrave, të parashtruara dhe të pranuara pas akuzave për blerjen nga ana e tyre të banesave me çmime shumë të ulëta në mënyrë të dyshimtë.

Por, optimizmi i partisë GERB i ka bazat e veta. Me fjalët “na goditën keq, por e meritojmë shuplakën që e hëngrëm“, në ceremoninë e prezantimit të listës, lideri i partisë qeverisëse dhe Kryeministri i vendit Bojko Borisov la të kuptohet se këtë çështje e konsideron të përfunduar.

Cvetan Cvetanov tërhiqet nga posti kryetar i grupit parlamentar të partisë GERB, por i ruan përgjegjësitë e tij të figurës së dytë në parti dhe mbetet në krye të shtabit të saj zgjedhor. Punën e Cvetan Cvetanovit në parlament e merr përsipër Daniella Daritkova – bashkëpunëtore e deritanishme besnike e tij në cilësinë e shefes së komisionit parlamentar të shëndetësisë dhe si anëtare e byrosë ekzekutive të partisë GERB. Sipas Borisovit, Daritkova ka cilësitë e domosdoshme “për të kontrolluar” deputetët nga partia GERB “në kuptimin e mirë të fjalës”

Nuk vihet re dhe një ndryshim në marrëdhëniet  me forcat e tjera politike. Partnerët e partisë GERB në koalicionin qeverisës i pranojnë ndryshimet në mënyrë të qetë. Lideri i partisë “Ataka” Volen Siderov, i cili shpesh binte në konflikte me Cvetanovin, nuk parashikon turbullira pas ikjes së tij. Kryetari i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, Valeri Simeonov supozon“se këtu e tutje do të ketë probleme të caktuara me punën midis grupeve të ndryshme parlamentare”, por premton se formacioni i tij do të përkrahë liderin e ri parlamentar të partisë GERB “kur ka se për çfarë”. Veselin Mareshki, lider i partisë së konsideruar si opozitare “Volja”, e cila shpesh e përkrah partinë GERB në sallën plenare, po kështu pohon, se do të punojë me Daritkovën. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në mënyrë delikate u shmanget komenteve, që të “mos ndërhyjë në punët e partive të tjera”.  

Nga Partia Socialiste Bullgare deklaruan se ndërrimi i Cvetanovit është “hipokrizi politike”, sepse i dyti në partinë GERB ikën nga parlamenti, “që të mbetet në pushtet”, kurse qëllimi i dorëheqjeve  është që t’i sigurojnë rehati kryeministrit Borisov deri në skandalin e ardhshëm. Partia Socialiste Bullgare po vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në qoftë se u mbetet besnike deklaratave të veta, deri atëherë nuk do të marrë pjesë në punën e parlamentit. Gjë e cila po kështu nuk sjellë ndryshime në situatën para zgjedhjeve.

Mbetet të marrim vesh prognozat e agjencive sociologjike pas ngjarjeve të ditëve të fundit. Disa sociologë i japin prioritet partisë GERB, kurse të tjerë – i japin një përparësi të lehtë Partisë Socialiste Bullgare. Studimet e Parlamentit Evropian të paraqitura në fillim të muajit mars tregojnë se, partia GERB do të fitojë 35.7% nga votat, Partia Socialiste Bullgare 35.1%, Lëvizja për të drejtat dhe liritë – 10.7%, “Patriotët e bashkuar” /në qoftë se paraqiten bashkë/ – 5.4%, “Po, Bullgaria” –  2.4%, “Volja” dhe “Blloku reformator” – nga 2.2%, ABV – 1.4 %, kurse të tjera – 4.9%. Deri në zgjedhjet për deputetë evropianë mbeten më pak se dy muaj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD