Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Zilet prej bakri” – shkolla për kultivimin e shijes, njohurive dhe dashurisë ndaj këngës popullore

Foto: samokov365.com

Më 29 mars grupi vokal i fëmijëve “Zilet prej bakri” pranë shkollës tetëvjeçare “Mitropolit Avksenti i Velesit” në qytetin Samokov feston 25 vjetorin nga themelimi i vet. Koncerti jubile është në vatrën e kulturës “Ati Paisi” në qytet. Në festim do të marrin pjesë këngëtarë të dikurshëm dhe të tanishëm. Mes tyre do të jetë dhe këngëtarja e njohur popullore Veliçka Çausheva, e cila është nga brezi i parë i formacionit, si dhe instrumentistë, të cilët kanë diploma muzikore shkollore.

Grupi vokal i fëmijëve “Zilet prej bakri” ka një vend të posaçëm në zemrën time. Ai është simbol i dashurisë ndaj artit, përmes tij munda të afrohem deri tek magjia hyjnore e të kënduarit polifonik... Afrimi im me folklorin qe një pikë kthese në jetën time, dhe ai u bë profesioni im... Faleminderit për mundësinë të jem një pjesë nga ky formacion, për momentet e shkëlqyera të cilët i kemi përjetuar bashkërisht thonë disa nga këngëtarët e rritur në gazetën jubilare, të shtypur në lidhje me festën. Të shumta janë dhe fjalët entuziaste të mirënjohjes ndaj Daniella Georgjieva-themeluesja dhe drejtuesja e formacionit. Ajo ka përfunduar arsimin e vet klasik muzikor në Shkollën Muzikore  “Veselin Stojanov” në qytetin Ruse dhe Akademinë e muzikës, vallëzimit dhe arteve të bukura në qytetin Plovdiv, ajo prej disa dhjetëvjeçarëve jeton në qytetin e bukur në rrëzat e malit Rilla. Pasi vjen në Samokov si ë mësuese e muzikës në shkollën tetëvjeçare “Mitropolit Avksenti i Velesit”, Daniella  themelon një grup vokal fëmijësh. Ajo ka fituar dhe njohje të madhe si specialiste, si dhe një sërëdekoratash , mes të cilave dhe dekoratën “Nga mësuesi me dashuri” të Ministrisë së Arsimit.


Ja se çfarë tha Daniella Georgjieva për punën e vet me fëmijët nga “Zilet prej bakri” dhe për koncertin e ardhshëm festiv.

"Që nga viti 1991 pranë shkollës sonë u hapën klasa të arteve me një mësim të zgjeruar të muzikës. Formova një grup, me të cilin fillimisht këndonim këngë shkollore por më vonë edhe këngë folklorike. Fëmijët i dinin notat muzikore dhe bashkëshorti im i cili është gajdexhi profesional, i përpiloi këngët për kor tre zëra. Ato më pëlqyen dhe mua dhe fëmijëve. Gjatë periudhës 1993-1994, filluam të merremi me folklor, të mësojmë veçoritë karakteristike të këngëve. Unë preferova këngët nga krahina e Shoplluk (Bullgari Perëndimore). Unë jam nga qyteti Veliko Tërnovo dhe tingëllimi këngëve “shope”, të cilin e zbulova në qytetin Samokov, më bëri përshtypje të madhe. Më ndihmoi kjo se afro 19 vjet isha drejtuese e grupit vokal të femrave në fshatin Govedarci, ku e “zbulova” të kënduarit e lashtë tipik të grave. Në atë periudhë shumë shpesh këndoja me to zërin e dytë. Tani, kur kthehem mbrapa, shikoj se 90% nga këngët e repertorit janë nga fshati Govedarci – të lidhura me rrite të posaçmet, këngë për valle e të tjera. Më pëlqen shumë të kënduarit tipik me dy zëra këto sekonda të disonancave, britmat , të cilat i bëjnë interpretimet tona aq interesante dhe të suksesshme. Unë zgjodha që grupi të quhet “Zilet prej bakri”-një emër të cilin ne e mbrojmë denjësisht gjatë viteve. Në konkursin Ndërkombëtar folklorik “Folklor pa kufi”-në qyetet Dobriç dhe Allbena u paraqitëm për herë të parë gjatë vitit 2011. Na dekoroi juria ndërkombëtare me çmimin e parë. Arritëm sukses dhe në festivalin ndërkombëtar “Magjia Italiane” në Rimini të Italisë gjatë vitit 2011. Gjatë 4-5 vjetët e fundit gjithmonë fitojmë vende të para në konkurset kombëtare: “Këndon zogu”në Sofje, festa-etnologjike “Fëmijët e Ballkanit”-në Banjat Minerale të Haskovos.  Ndihem e kënaqur nga puna jonë. Shpesh fëmijë në moshë 11-12 vjeç vijnë tek unë dhe vetëm pas 2-3 muajve ata janë gati për skenë. Disa prej tyre bile nuk kishin dëgjuar muzikë popullore para kësaj, por pastaj fillojnë të këndojnë me shpirt dhe me zemër. Që të gjithë , të cilët do të vijnë në koncert, do të binden në këtë – edhe ish pjesëmarrësit edhe këngëtarët e tanishëm janë interpretues të frymëzuar, të cilët e duan folklorin e krahinës së tyre të lindjes, sepse ai është pjesë e jetës së tyre."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD