Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorja Bojana Petkova dhe udhëtimet e saj nëpër skajet komode të shpirtit njerëzor

Pikturat e Bojana Petkovës janë një dashuri me shikim të parë. Ato i përmbushin shqisat tona me butësi dhe ëmbëlsi, në ngjashmëri të asaj të cilën e provojmë, duke pritur rrezet e para të diellit në mëngjes. Furça e piktores së re me mjeshtëri  rikrijon bukurinë dhe prek shpirtin e zhveshur njerëzor, dashurinë, harmoninë në imazhet e grave ose të fëmijëve. Kjo është bota e saj. Në pikturat e saj mos kërkoni ngjyra të qarta dhe të spikatura – bojë portokalli, ngjyrë të verdhë, e të gjelbër... Në skajet më të thella të shpirtit, aty ku jemi më të sinqertë dhe të vërtetë, e spikatura i la vend lojës së palodhur të dritave dhe të hijeve.


“Mundohem që të shprehem në mënyrë grafike, me më pak ngjyra. Nuk ngulmoj kaq tek momenti i pikturimit, sepse në momentin në të cilin pikturoj vëmendja ime i është kushtuar krejtësisht gjendjes shpirtërore të njeriut,. Vetë ngjyrat nuk kanë rëndësi aq të madhe. E formoj imazhin përmes hijeve të zbehta të ngjyrave të cilat kalojnë pak nga pak nga njëra bojë tek tjetra, por në përgjithësi përdor një gamë” – tregon piktorja.

Kur është 8 vjeçe Bojana Petkova ka marrë një peshqesh - një bllok fletësh vizatimi dhe lapsa. Në këtë mënyrë për të ka lindur magjia. Pak nga pak i ka mësuar sekretet e pikturës dhe të artit në Shkollën Kombëtare të Arteve të bukura “Ilija Petrov” dhe në Akademinë Kombëtare të Arteve. Me vëmendje kërkon dhe synon të arrijë përsosmëri, duke ndërtuar një stil personal, sumë specifik. Tregon se pikturat e saj me bojëra uji, i vizaton me një frymë:

“Këtë e lejon vetë teknika. Piktura me bojëra uji është mjaft impulsive si mjet shprehjeje. Dhe kam vënë re se në qoftë se pikturoj më gjatë, piktura nuk fiton prej kësaj. Vetëm largohem nga ideja, nga e cila jam nisur” – tregon Bojana.

Shumë shpesh mbi kanavacën, e cila qëndron përpara saj, spikasin pamjet e kuajve në galop, që vrapojnë drejt tokave të egra, të pastudiuara, ose të kuajve që kanë ulur kokë. Ose muzikantë, të cilët krijojnë bota të ndryshme prej notave....Kjo nuk është një rastësi. Tregon se, muzika zë një  vend të rëndësishëm në jetën e saj dhe i pëlqen të krijojë nën tingujt e Shostakoviçit, Çajkovskit, Pako de Lucias... Një nga mrekullitë e artit është mundësia që ai orfron për të realizuar ëndrrat. Ai na ndihmon të bëhemi të tillë, të cilët duam të jemi. Kështu në krijimtarinë e Bojana Petkovës paraqiten balerinat – tepër delikate, të ndjeshme, të përkushtuara. 


“Mjerisht në një moshë pak të vonë mu paraqit dëshira të merrem me balet. Jam marr për një farë kohë dhe mendoj që të vazhdoj. Ky është një frymëzim i madh. Më pëlqen shumë që të shikoj shfaqje të baletit. Kjo është një botë çuditërisht e bukur, të cilën gëzohem se mund ta pasqyrojë. Në fakt, në këtë mënyrë unë bëhem pjesë e këtij arti” – tregon Bojana.

Një burim për frymëzim ajo gjen dhe në ndjenjat e saj, në të mirën, të cilën e takon në rrugën e saj jetike, në qetësinë shtëpiake, në zhurmën e gëzueshme të 3 fëmijëve të saj, në lumturi. “Lumturia është gjëja më e rëndësishme, të cilën njeriu duhet ta kuptojë, kur e zotëron, në mënyrë që të të mund ta ruaë”j, mendon Bojana. E pyes sesi mundet të gërshetojë rolin e një nëne të përkushtuar me këtë atë të një krijuese, sepse e di-se çdo gjë të cilën e duam në këtë botë, e ka çmimin e vet. “Shpesh pikturoj gjatë natës. Shikoj të jem vet, të mos të ketë njerëz rreth meje, sepse kjo është një botë tjetër, në të cilën ndodhem atëherë, kur krijoj. Mendoj se po kjo gjë ndodh dhe tek muzikantët dhe në përgjithësi tek njerëzit a artit. Çdo gjë e cila të shkëput, të rrëzon në tokë- është më se e sinqertë piktorja. Ajo tregon po kështu se mendon gjatë muajve të ardhshëm të prezantohet përpara adhuruesve të vet, në një dritë fare të re dhe të ndryshme – t’ua kushtojë vëmendjen e saj bojërave të vajit. Kjo është, siç thotë Bojana Petkova, një teknikë krejtësisht e ndryshme, ku njeriu ka variante shumë më të mëdha për punë, mund të krijojë më ngadalë, duke i menduar gjërat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD

“Dialog" mes një gruaje koreane dhe bullgarëve në Galerinë e Arteve të Ruses

Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse. "Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit..

botuar më 24-08-11 7.05.PD