Licenca e boksierit më të mirë profesional bullgar Kubrat Pulev është e ndërprerë përkohësisht në Kaliforni. Komisioni sportiv i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do që para se t'iа kthejë licencën, Pulev të paraqitet para tij dhe të tregojë se i respekton gratë si sportiste, reportere dhe tifoze. Komisioni shpalli vendimin e vet pas skandalit me reporteren amerikane të puthur nga Pulevi Jennifer Ravalo (Jenny SuShe). Para organizimit të ndeshjes tjetër të Kubrat Pulevit në Nju Jork, menaxheri i tij në Shtetet e Bashkuara, Ivajllo Gocev i përcaktoi shanset që t'i revokohet licenca e boksierit si zero, kurse skandali - si pjesë e shou biznesit në Kaliforni.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..